Modelja e njohur Kejvina Kthella ka marrë një vendim lidhur me figurën e saj publike.
Ajo me anë të një postimi në rrjetet sociale tregon se ka hequr dorë nga mediat shqiptare, duke shprehur se synon ato të huajat.
Kështu ish- banorja e BBV ka paralajmëruar se do ta shohim me projekte nga një anë tjetër e botës.
“Përshëndetje, miq! Duke falenderuar të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët, dua t’ju njoftoj publikisht, siç edhe ua kam komunikuar privatisht: Kam hequr dorë nga mediat shqiptare. Kjo për zgjedhje profesionale dhe personale. Faleminderit çdo personi që punon në media dhe në çdo dalje timen më ka trajtuar me dashuri. Ndërsa me ju publik bashkë do shihemi por nga një cep tjetër i botës”, shkruan Kejvina.