• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Arrestohet i riu që dyshohet se shpenzoi mijëra euro nga karta e Johnny Depp

May 29, 2026

Brad Pitt përballet me një tjetër goditje, djali i madh heq zyrtarisht mbiemrin e tij

May 29, 2026

Pas tre birrash, Ola dhe vjehrri “kapen për fyti”, Adioni publikon fotot

May 29, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»LIFESTYLE»TREND  EXCELLENCE – “KOLEGJI AAB” 
LIFESTYLE

TREND  EXCELLENCE – “KOLEGJI AAB” 

March 26, 2024No Comments3 Mins Read

TREND  EXCELLENCE  –  “KOLEGJI AAB” 

“Awards Business Trend Kosova 2024” është evenimenti i vlerësimit të bizneseve më të pëlqyera në Kosovë për sezonin 2023 – 2024. Evenimenti po realizohet për herë të parë në Kosovë dhe për herë të 7-të në Shqipëri. Pas fushatës disa mujore të sondazheve të realizuara në 3 rryma të ndryshme, tashmë ambasadorët që përfaqësojnë ngjarjen më të madhe të biznesit në Kosovë, kanë dhënë mendimet e tyre për bizneset më të pëlqyera për sezonin 2023 – 2024. Juria profesionale e përbërë nga “Trend Ambassador” në emrat e shquar: Albina Kelmendi – Labinot Krasniqi, Teuta Krasniqi – Sellma Kasumoviq – Agnesa Vuthaj – Ilir Geci – Blerona Zeqiri – Arian Zeka – Shemsije Dermaku – Bedri Kasumi & Kushtrim Ajvazi – Lena Krasniqi – Arian Idrizaj – Alban Zogjani – Agim Shanini. Ekipi Trend Ambassador 2024 shpreh vlerësimet maksimale për subjektin tuaj duke pritur fituesit në Klan Arena së shpejti në finalen e madhe të “TREND BUSINESS EXCELLENCE 2024”. Kliko: https://www.youtube.com/watch?v=V50sf73LUk8&t=3s

Kolegji AAB është institucioni i parë jopublik i arsimit të lartë në Kosovë i cili është themeluar menjëherë pas luftës në Kosovë, pas krijimit të rrethanave të reja ekonomike-sociale e kulturore, kur u krijuan kushte dhe rrethana për jetë normale të qytetarëve të Kosovës, duke thyer kështu kushtet e një monopoli të gjatë që kishte në fushën e arsimit në vendin tonë.

Në fillimet e tij institucioni ynë ofroi programe studimore nga fusha e Artit dhe Komunikimit Masiv duke u zgjeruar vazhdimisht me programe studimore në fushat e tjera duke u shndërruar kështu në qendër relevante akademike në vend dhe rajon dhe duke shërbyer si institucion model i arsimi të lartë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Si institucion jopublik Kolegji AAB ofroi shembull të mirëfilltë të promovimit të autonomisë institucionale dhe lirisë akademike në mësimdhënie dhe kërkim shkencor brenda institucionit.

AAB është investimi më i madh në Kosovë në fushën e arsimit. Në Kampusin universitar në Prishtinë gjenden 6 objekte me dedikim të ushtrimit të veprimtarisë arsimore të pajisura me ambiente moderne për mësimnxënie kreative dhe me teknologji bashkëkohore. Në kuadër te këtij kampusi, krahas qendrës rekreative sportive që posedon pishinën, fushat e futbollit, volejbollit, tenisit etj., është edhe palestra sportive e cila mundëson zhvillimin e jetës sociale-sportive të studentëve të kolegjit.

Po ashtu me investime vetanake AAB ka ndërtuar edhe dy objekte në Ferizaj dhe Gjakovë ku janë të shtrira degët e veta duke bartur kështu standarde të njëjta akademike dhe infrastrukturore të njëjta me ato që ka në kampusin qendror në Prishtinë.

AAB katër herë radhazi me shumë sukses ka kaluar në procesin e akreditimit dhe vlerësimit dhe tani ofron programe studimore të akredituara dhe të vlerësuara nga ekspertë të jashtëm, në fushën e Ekonomisë, Drejtësisë, Komunikimit Masiv, Arteve, Shkencave Sociale, Gjuhës Angleze dhe Kulturës Fizike në nivelin Bachelor dhe Master.

Nga viti 2010 Kolegji AAB u anëtarësua si anëtar i rregullt në Magna Charta Universitatum duke siguruar në këtë mënyrë njohjen e vlerave universitare dhe duke zgjeruar mundësitë e ndërtimit të marrëdhënieve të forta të bashkëpunimit me më shumë se 750 universitete nënshkruese të këtij dokumenti.

Gjatë viteve të fundit Kolegji është i fokusuar në forcimin e marrëdhënieve me universitetet në rajon dhe ato evropiane si dhe në zgjerimin e kapaciteteve të tij kërkimore duke siguruar një bazë të fortë për hapjen e studimeve të doktoratës. Në zhvillimin strategjik të institucionit ngritja dhe përmirësimi i cilësisë paraqet komponentin thelbësor të përkushtimit.

Arritja e nivelit të lartë të universiteteve kërkon edhe zgjerim në infrastrukturë, në rritjen fondeve dhe në shtimin e mëtejmë të partneriteteve inovative me institucione tjera evropiane dhe botërore.

Previous ArticleTREND EXCELLENCE – “LINK PLUS” 
Next Article TREND  EXCELLENCE – “DEVOLLI CORPORATION” 

Related Posts

Ky veprim i thjeshtë “parandalon” mykun dhe aromat e pakëndshme në lavatriçen tuaj

May 25, 2026

Sekreti i atyre që arrijnë 100 vjeç: Çfarë thotë shkenca?

May 25, 2026

Roboti provoi të kërcente me këngën “Billie Jean” të Michael Jackson dhe gjithçka shkoi keq, shikoni videon

May 21, 2026

Fëmija ju kërkon telefonin? Ky opsion i iPhone është shpëtim për prindërit

May 21, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Arrestohet i riu që dyshohet se shpenzoi mijëra euro nga karta e Johnny Depp
  • Brad Pitt përballet me një tjetër goditje, djali i madh heq zyrtarisht mbiemrin e tij
  • Pas tre birrash, Ola dhe vjehrri “kapen për fyti”, Adioni publikon fotot
  • FOTO/ Jonida Maliqi në një romancë me Alesio Aliajn? Këngëtarja shton dyshimet
  • Soni Malaj zbulon për herë të parë pse u nda me Flori Mumajesin
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

Arrestohet i riu që dyshohet se shpenzoi mijëra euro nga karta e Johnny Depp

 Një ngjarje e pazakontë financiare që lidhet me aktorin e famshëm Johnny Depp ka përfunduar…

Brad Pitt përballet me një tjetër goditje, djali i madh heq zyrtarisht mbiemrin e tij

May 29, 2026

Pas tre birrash, Ola dhe vjehrri “kapen për fyti”, Adioni publikon fotot

May 29, 2026

FOTO/ Jonida Maliqi në një romancë me Alesio Aliajn? Këngëtarja shton dyshimet

May 29, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?