• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»“Lutem të jetë e shkurtër jeta ime pa ty”/ Shkrimtarja kujton me mall dhe lot largimin e djalit!
SHOW BIZ

“Lutem të jetë e shkurtër jeta ime pa ty”/ Shkrimtarja kujton me mall dhe lot largimin e djalit!

May 6, 2024No Comments2 Mins Read

Më 5 maj u bëhen 5 vite kur shkrimtarja Flutura Açka mori lajmin më të trishtë të jetës së saj. Ndarjen nga jeta të djalit të saj të vetëm, në lule të rinisë, në moshën 18-vjeçare. Në një postim në Facebook, shkrimtarja ka ndarë disa fjalë të dhimbshme dhe kujtimet me djalin, ndërsa i tregon ato pak ndryshime që kanë ndodhur në jetën e saj.

“Biri, i gjashti 5 maj i ikjes. Asgjē nuk ka ndryshuar në rrugicēn tonë. Në jetën tonë po: mungon ti. Në byrektoren e cepit shkoj rrallë. Edhe miq takoj gjithnjë e më pak. Librat dhe fletët e kanë pushtuar shtëpinë, një pjesë e mirë politike. Ka një kohë të ditës kur dhimbja merr trajtë heshte dhe cembis kujtimet. Aty ku ti ke të vetmen ekzistencë.

Sot është e diel. Nuk jam ngritur ende. Kam përtesën e njerëzve me puls të ulët, të cilët kanë vështirësi të zgjasin kokën në dritare e të shohin ditën, të ngrihen e të gjejnë dollapin e veshjeve, të kërkojnë mes sendeve e të dallojnë krehërin, të rrëmojnë në kuzhinë e të nuhasin kafenë, të sillen pra si humanë, të gjallë. Sot do të jetë e diel gjithë ditën, e nuk do të ma shënojë kush për çarmatosje etike, as morale, as politike sjelljen. Do të ngrihem, dhe për fat byrektorja jonë rri hapur gjithë ditën. Do ta blej byrekun tënd, sepse e di që dita ima ka shijet që pëlqeje ti, ka qetësinë që dije të ndaje ti, ka mirësinë qē kishe dhe falje ti.

Dhe lutem të jetë e gjatë e gjatë dita dhe e shkurtër e shkurtër jeta. Imja. Pa ty”, shkruan ajo.

Previous Article“Jam munduar t’i flas që nuk ka gjë”/ Ledjona Xheladinaj flet për ish-partnerin dhe vajzën!
Next Article “Mora ilaçe…”/ Roza tregon historinë si tentoi të ngelej shtatzanë me këtë person!

Related Posts

Moderatorja britanike shtatzënë në moshën 59-vjeçare, zbulon surprizën live në transmetim

November 19, 2026

“Nuk dinë as të flasin”, Rike Roçi thumbon moderatorët dhe bën rrëfimin për tradhtinë

November 19, 2026

A do të rikthehet RBD në skenë? Karol G mund të bëjë realitet surprizën e madhe!

November 17, 2026

Fjoralba Ponari përlotet teksa kujton nënën e ndjerë: “Për thuajse një vit nuk e kam parë as në ëndërr”

November 16, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Sefa Wine -Një emër i ndërtuar mbi pasionin për verën
  • Commit Estates & Holdings- Kur investimi nis me zgjedhjen e duhur
  • Bitter Restaurant-Një adresë për çdo moment të ditës
  • Nëse flokët po të hollohen me kalimin e moshës, ja ç’mund të bësh për më shumë volum
  • Mendonit se këto çanta ishin vetëm për verën? Prisni sa t’i shihni me kombinimet e dimrit
Don't Miss
TREND BUSINESS

Sefa Wine -Një emër i ndërtuar mbi pasionin për verën

Rahoveci njihet për traditën e gjatë të kultivimit të rrushit dhe prodhimit të verës. Pikërisht…

Commit Estates & Holdings- Kur investimi nis me zgjedhjen e duhur

November 19, 2026

Bitter Restaurant-Një adresë për çdo moment të ditës

November 19, 2026

Nëse flokët po të hollohen me kalimin e moshës, ja ç’mund të bësh për më shumë volum

November 19, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?