Bitter Bistro Bar & Restaurant sjell në Tiranë një kombinim interesant të kuzhinës amerikane dhe mikpritjes shqiptare. Me moton “Come hungry. Leave with a story”,synon të ofrojë më shumë se një vakt të mirë. Është një vend ku mund të nisësh ditën me një brunch, të takosh miqtë për drekë apo të kalosh një mbrëmje në një atmosferë ndryshe. Koncepti “American food, Albanian hospitality” përmbledh identitetin e tij dhe mënyrën se si ndërthuren ushqimi dhe mikpritja.
Menuja ofron një zgjedhje të pasur për shije dhe momente të ndryshme si: pancakes, french toast, burgerë, sanduiçë dhe gatime të tjera me frymë amerikane, ndërsa koktejet klasike plotësojnë përvojën. Brunch-i, dreka dhe darka shoqërohen kështu me një menu pijesh që përfshin gjithashtu kafe dhe alternativa të ndryshme për çdo preferencë.
Përveç ushqimit dhe pijeve, këtu gjejnë vend edhe aktivitete që i japin më shumë gjallëri mbrëmjeve, si karaoke, pub quiz, game nights, muzikë live dhe evente private. Kjo e bën ambientin një zgjedhje të përshtatshme për takime me miqtë, ditëlindje apo thjesht për një dalje ndryshe. Nëse kërkoni një vend ku ushqimi i mirë shoqërohet me argëtim dhe atmosferë, Bitter Bistro Bar & Restaurant ju pret për ta nisur ditën me shije dhe për ta vazhduar mbrëmjen me momente që mbahen mend.
