Aktori i njohur Cillian Murphy, fitues i çmimit Oscar, dhe bashkëshortja e tij, artistja Yvonne McGuinness, kanë blerë një kinema të cilën aktori shikonte filma kur ishte fëmijë. Siç raportojnë mediat e huaja, Cillian Murphy e bleu kinemanë me planin për ta rinovuar. Ata do të restauronin Kinemanë Phoenix, që ndodhet në Dingle, një qytet në jugperëndim të Irlandës, duke e bërë atë funksionale përsëri.
Kinemaja ka qëndruar e mbyllur për tre vjet dhe tashmë është blerë nga Murphy dhe McGuinness me qëllimin për ta bërë përsëri një qendër kulturore për komunitetin lokal.
