• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Pa të brendshme, veshja transparente i tregon më shumë seç duhet Bianca Censori-t

June 16, 2026

Mimoza Ahmeti fiton “Ferma VIP 3” dhe rrëmben çmimin e madh prej 129 mijë eurosh

June 16, 2026

“Shikimi që zbulon gjithçka!” Ja si stjuardët lexojnë pasagjerët në pak sekonda para fluturimit…

June 16, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»EVENTS»Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i shquar Dhimitër Anagnosti
EVENTS

Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i shquar Dhimitër Anagnosti

September 1, 2025No Comments3 Mins Read

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti.  Lajmin e hidhur e ka bërë publik vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale.

“Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetes sone! Pas nje lëngimi te gjate ju binde ligjit te jetes! Lamtumirë babush!”, ka shkruar ajo.

Dhimitër Anagnosti lindi në Vuno më 23 janar 1936 është një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX.

Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator.

Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.

Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”.

Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”. Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.

Anagnosti ishte njeriu i mendimit të lirë, këmbëngulës në mbrojtjen e pikëpamjeve të tij, me një kurajë qytetare, e cila e ka vënë shpesh në shënjestër të mediokërve.

Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen.

Anagnosti ishte ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë.

Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtardramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.

Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.

 

 

 

 

Previous ArticleBleona Qereti padit Evi Kokalarin për shpifje dhe dezinformim: Kërkon 2 milion dollarë dëmshpërblim
Next Article Commit Estates & Holdings

Related Posts

Tërmet i fortë në Afganistan/ Mbi 600 TË VDEKUR e mijëra nën rrënoja

September 1, 2025

Çfarë është “Albanian Power Retreat” ?

August 19, 2025

Shqiptaret e Botës në Një Skenë – Miss Diaspora Mbërrin në Londër

April 16, 2025

Kush është gruaja kosovare e nominuar për çmimin Nobel 2025-ë!

January 28, 2025

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Pa të brendshme, veshja transparente i tregon më shumë seç duhet Bianca Censori-t
  • Mimoza Ahmeti fiton “Ferma VIP 3” dhe rrëmben çmimin e madh prej 129 mijë eurosh
  • “Shikimi që zbulon gjithçka!” Ja si stjuardët lexojnë pasagjerët në pak sekonda para fluturimit…
  • Misteri i “Stranger Things” merr kthesë të re, komenti i Millie Bobby Brown trondit fansat!
  • Pas krizës martesore dhe kërkesës për divorc, Angela Martini i jep një tjetër shans lidhjes me Dragos Savulescu!
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

Pa të brendshme, veshja transparente i tregon më shumë seç duhet Bianca Censori-t

Bashkëshortja e Kanye West, Bianca Censori, u sigurua që të tërhiqte vëmendjen teksa u shfaq sërish…

Mimoza Ahmeti fiton “Ferma VIP 3” dhe rrëmben çmimin e madh prej 129 mijë eurosh

June 16, 2026

“Shikimi që zbulon gjithçka!” Ja si stjuardët lexojnë pasagjerët në pak sekonda para fluturimit…

June 16, 2026

Misteri i “Stranger Things” merr kthesë të re, komenti i Millie Bobby Brown trondit fansat!

June 16, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?