Morina Palace” ndodhet 50 metra nga deti në një nga plazhet më të bukura jugore. Është ideja
avangarde e një grupi njerëzish që duan të ripërcaktojnë idenë e luksit në Shqipëri.
Morina Palace është një hotel luksoz që do t’i magjepsë të gjithë vizitorët me thjeshtësinë e tij
të bukur dhe atmosferën çlodhëse. Ky rezort i mahnitshëm në Dhërmi është ndërtuar nën
këmbën e një kodre, mbi një prej plazheve më të bukur të Dhërmiut. Vëmendje e veçantë u
është kushtuar detajeve dhe estetikës, duke kombinuar traditën vendase me stilin modern të
jetesës. Tek Morina Palace klientëve u ofrohen pafund mundësi akomodimi. Zgjidhni një prej
dhomave dhe shijoni pamjen spektakolare të kopshteve dhe pishinës, plazhit dhe bukurive
natyrore të Dhërmiut. Shumica e dhomave kanë pamje nga deti. Restoranti në brendësinë e
godinës është i specializuar për kuzhinën ndërkombëtare. Komoditete si parking makinash
privat pa pagesë, këmbim valutor dhe dhomë magazinimi ofrohen në godinë.
Në restorantin e Marina Palace do të gjeni një kombinim të ushqimit mesdhetar me atë
tradicional. Kuzhinë mesdhetare që nuk e keni shijuar ndonjëherë më parë dhe pjata
ndërkombëtare të realizuara me mjeshtëri nga shefat e Marina Palace. Krahas kësaj, klientëve
u shërbehen produkte bio e të freskëta. Frutat e detit janë specialiteti te Marina Palace ……. Më
të mirat që mban deti ynë vijnë direkt në pjatat tuaja. Në restorant keni mundësi të shijoni një
pjesë të Mesdheut.
Mund të pini kafen e mëngjesit buzë detit ose të lexoni gazetën në tarracën. Morina Palace
ofron një bar pranë pishinës dhe kokteje të freskëta për t’ju bërë të ndiheni në shtëpi. Beach
Bar-i ka një dekor modern dhe me motive detare me drurë të çelur, të bardhë, të nxirë dhe
nuanca blu për të sjellë detin sa më pranë jush. Një vinotekë e ndërtuar brenda restorantit do
t’u ofrojë klientëve një hapësirë të veçuar për të pirë e për të ngrënë. Sepse te Morina Palace i
kushtohet rëndësi detajeve, sepse prej tyre krijohet luksi.
Sepse në Morina Palace koha nuk matet me orë, por me momente të mrekullueshme.