Vjen se shpejti për herë të parë në Kosovë “Awards Business Trend Kosova 2024” në Klan Arena si ngjarja më e madhe e biznesit në Kosovë, duke sjellë në këtë organizim 70 personazhe nga fusha të ndryshme të biznesit, artit, modës, shëndetit e shumë fusha të tjera, të cilët do të jenë fituesit e çmimeve “Trend Excellence 2024”. Çmimet Trend Excellence janë çmime vlerësuese në formën e një Trofeu të cilat ju dhurohen personazheve apo subjekteve të cilat janë vlerësuar sipas sondazheve të realizuara në terren por dhe në fushatat e sondazheve online.

Tashmë i kthyer në një traditë vjetore, “Awards Business Trend” është eventi më i madh i dedikuar bizneseve shqiptare në të gjitha trevat, por edhe jashtë tyre, me më shumë se 450 biznese që kanë triumfuar në 6 edicionet e kaluara që nga viti 2016 nën përfaqësimin e organizatorëve të tjerë dhe nga viti 2022 kalon nën organizimin e Revistës Trend.


Çmimet “Trend Excellence” është trofeu i vlerësimit i dedikuar për personazhe biznesi, influencer, individët dhe subjektet më të votuara në një hark kohor 1-vjecar sipas votimeve që realizohen në sondazhet e zhvilluara në terren & online dhe më pas të vlerësuara nga specialistët e biznesit ose influencer të cilët japin mendimin e tyre. Natyra e vlerësimit të një subjekti është vetëm në Trendin e rritjes së pelqyeshmërisë që ja dedikojnë të intervistuarit, dhe më pas këto subjekte listohen për të kaluar në fazën e dytë të vlerësimeve “pelqyeshmërisë” nga “Trend Ambasador” të cilët për vitin 2024 janë emrat e spikatur: Albina Kelmendi – Labinot Krasniqi , Teuta Krasniqi – Sellma Kasumoviq – Agnesa Vuthaj – Ilir Geci – Blerona Zeqiri – Arian Zeka – Shemsije Dermaku – Bedri Kasumi & Kushtrim Ajvazi – Lena Krasniqi – Arian Idrizaj – Alban Zogjani – Agim Shanini.
Trend Ambassador është një personazh i fushave të mëposhtme: Influencer, Producent, Artist, Ekspert biznesi, Ekspert Marketingu, ose persona të cilët kanë detyra specifike të veçanta në profesione të ndryshme si në ekonomi, marketing, media sociale, organizator etj. Roli i Trend Ambassador është të vlerësojë sipas mendimit të tij “listën e subjekteve” të cilat janë vendosur në listat e nominimeve të atij viti. Gjithashtu, ndër çmimet vlerësuese për Subjekte të ndryshme është dhe pjesëmarrja e subjekteve që dëshirojnë të vlerësojnë stafin e tyre, ky lloj vlerësimi vjen jo nga votimet e sondazheve por direkt nga Punëdhënësit të cilët japin çmime vlerësuese për stafin e tyre sipas detyrave kyçe për një periudhë kohore të përcaktuar, duam të citojmë se ky event është një event unik dhe është në listën e 500 organizimeve të ndryshme në të gjithë botën që realizohen me tematika vlerësuese për subjekte apo personazhe. Vlerësimet janë sipas Revistës Trend dhe nuk përfaqësojnë asnjë institucion apo subjekt tjetër
Shikim të këndshëm!
