TREND EXCELLENCE – “PETROL COMPANY”
“Awards Business Trend Kosova 2024” është evenimenti i vlerësimit të bizneseve më të pëlqyera në Kosovë për sezonin 2023 – 2024. Evenimenti po realizohet për herë të parë në Kosovë dhe për herë të 7-të në Shqipëri. Pas fushatës disa mujore të sondazheve të realizuara në 3 rryma të ndryshme, tashmë ambasadorët që përfaqësojnë ngjarjen më të madhe të biznesit në Kosovë, kanë dhënë mendimet e tyre për bizneset më të pëlqyera për sezonin 2023 – 2024. Juria profesionale e përbërë nga “Trend Ambassador” në emrat e shquar: Albina Kelmendi – Labinot Krasniqi, Teuta Krasniqi – Sellma Kasumoviq – Agnesa Vuthaj – Ilir Geci – Blerona Zeqiri – Arian Zeka – Shemsije Dermaku – Bedri Kasumi & Kushtrim Ajvazi – Lena Krasniqi – Arian Idrizaj – Alban Zogjani – Agim Shanini. Ekipi Trend Ambassador 2024 shpreh vlerësimet maksimale për subjektin tuaj duke pritur fituesit në Klan Arena së shpejti në finalen e madhe të “TREND BUSINESS EXCELLENCE 2024”. Kliko: https://www.youtube.com/watch?v=V50sf73LUk8&t=3s
RRETH KOMPANISË Familja Jusaj ka filluar biznesin e saj privat me karburante në industrinë e naftës që nga viti 1989 në emrin e DukCommerce. Katër vjet më vonë, në vitin 1993 biznesi ka ndryshuar emrin e tij tregtare në Delta Impex. Pas luftës në Kosovë, kanë rikthyer tregtinë e tij origjinale, duke regjistruar biznes të ri në emrin e markës Petrol Company, e cila është plotësisht operacionale që nga viti 2000. Gjatë dekadës së fundit të pranisë së saj në tregun e Kosovës, Petrol Company ka arritur që ta zgjerojë biznesin nga pronësia e një stacioni të vetëm karburanti në Fushë Kosovë, në kompaninë më të madhe ofruese
MISIONI –Misioni i kompanisë sonë, është të ofrojmë derivate të kualitetit të lartë dhe korrektësi të garantuar, duke qenë gjithmonë një hap përpara të tjerëve. T’i edukojmë klientët tonë, që të kursejnë buxhetin e tyre familjar, sepse duke u furnizuar tek ne, veç çmimeve më të lira në treg, litri është litër, siç është edhe moto e Petrol Company.
Vizioni ynë për të ardhmen është zgjerimi i mëtejshëm dhe objektivi ynë i përgjithshëm është që të rrisim biznesin vit pas viti. Fuqisë sonë financiare i kanë dhënë vlerë klientët, punonjësit dhe bashkëpunëtorët. Kemi staf energjik dhe të përkushtuar, për të zgjeruar vazhdimisht njohuritë si pjesë e një kompanie të madhe siç jemi ne.
BE HAPPY RESTAURANT
Si kompani , në pikat e shitjes së naftës, ne ju ofrojmë klientëve tonë edhe vendin ku mund të ushqehen dhe të relaksohen.Ushqimi dhe pijet i plotësojnë standardet më të larta të cilësisë dhe freskisë.Ambient i përshtatshëm , i pastër dhe shumë miqësor.
Karakteristikat e Be Happy Restaurnat
Expertët e jashtëm dhe të brendshëm të Be Happy-t, janë kujdesur që në secilin ushqim të ketë përmbajtje të mjaftueshme të nevojave ditore të proteinave, fibrave, vitaminave dhe mineraleve sa për 24 orë, me qëllim të krijimit të balancit ndërmjet kërkesave të organizmit dhe sasisë së konsumimit.
Ta zëmë nëse një konsumator e ka si ushqimin të preferuar mishin e pulës, “Be Happy” ka dhjetra specialitete të ndryshme të pulës në menu të tijë , që sjellë mundësinë për 10 ditë ta shijojë nga një specialitet të ndryshëm të pulës, po ashtu edhe të mishit të kuq si dhe të dietave pa mish që konsumohen në mënyrë të përditshme.
Njëra nga mundësitë e arta të Be Happy-t është edhe mundësia që për çdo sezonë dhe ndërrim të saj, do të kemi ndryshimin e të mirave në menu të ushqimit dhe pijeve krahas sezonës.
Be Happy në menu të sajë ofron specialitete të ndryshme për të gjithë klinetët e saj, ofron mundesinë e ushimit për secilin gurman duke përfshirë edhe fëmijet.
ONE STOP SHOP MARKET
Në pikat e shitjes së naftës, ofrojmë produkte ushqimore dhe shërbime, të cilat përmbushin nevojat e konsumatorëve. Tregohet shumë kujdes për cilësinë, shumëllojshmërinë dhe për çmimet më të lira në treg, e kjo sepse konstumatorët vijnë para çdo gjëj