TREND EXCELLENCE – “UNISOLAR”
“Awards Business Trend Kosova 2024” është evenimenti i vlerësimit të bizneseve më të pëlqyera në Kosovë për sezonin 2023 – 2024. Evenimenti po realizohet për herë të parë në Kosovë dhe për herë të 7-të në Shqipëri. Pas fushatës disa mujore të sondazheve të realizuara në 3 rryma të ndryshme, tashmë ambasadorët që përfaqësojnë ngjarjen më të madhe të biznesit në Kosovë, kanë dhënë mendimet e tyre për bizneset më të pëlqyera për sezonin 2023 – 2024. Juria profesionale e përbërë nga “Trend Ambassador” në emrat e shquar: Albina Kelmendi – Labinot Krasniqi, Teuta Krasniqi – Sellma Kasumoviq – Agnesa Vuthaj – Ilir Geci – Blerona Zeqiri – Arian Zeka – Shemsije Dermaku – Bedri Kasumi & Kushtrim Ajvazi – Lena Krasniqi – Arian Idrizaj – Alban Zogjani – Agim Shanini. Ekipi Trend Ambassador 2024 shpreh vlerësimet maksimale për subjektin tuaj duke pritur fituesit në Klan Arena së shpejti në finalen e madhe të “TREND BUSINESS EXCELLENCE 2024”. Kliko: https://www.youtube.com/watch?v=V50sf73LUk8&t=3s
Unisolar LLC, është themeluar në Janar të vitit 2021, nga një inxhinier i energjisë elektrike dhe të asaj së ripërtrishme: z. Bujar Guci në Kosovë. Unisolar LLC u themelua duke parë nevojën për një kompani serioze, e cila do të ishte më pranë klientëve në fushën e energjisë të ripërtrirshme. Në një kohë të shkurtur kompania Unisolar L.L.C. u bë lidere në fushën e energjisë të ripërtrirshme në Kosovë dhe rajon.
Duke u bazuar në përvojat e mëhershme personale në sisteme energjetike dhe duke pasur të gjitha kualifikimet e nevojshme europiane për sistemet fotovoltaike, Unisolar është themeluar me synimin që t’i arrin majat e një biznesi të suksesshëm në fushën e energjisë së ripërtrishme në Kosovë e më gjerë.
Kompania jonë ka instaluar mbi 5 MWp sisteme fotovoltaike vetëm gjatë kësaj periudhe 2021 – 2022, duke përfshirë këtu sistemet fotovoltaike për vet-konsum. Poashtu, kompania është zgjeruar edhe më tutje, me hapjen e kompanive simotër në Maqedonin Veriore me seli në Shkup, dhe në Shqipëri me seli në Tiranë.
Kompania jonë po avancon shumë në intensifikimin dhe mobilizimin e klientëve për benefitet e përdorimit të teknologjive te gjelbërta dhe vetëdijësimin e ruajtjes së ambitentit. Kjo arrihet me anë të produkteve sa më kualitative në tregun botëror, të tilla si brendet me të cilat ne bashkëpunojmë si: AE SOLAR GMBH dhe GROWATT NEW ENERGY.