Atalanta mposhti 3-0 Bayer Leverkusenin në finalen e Europa League dhe siguroi trofeun e parë evropian. Për bergamaskët shiritin e kapitenit në këtë duel e mbajti Berat Gjimshiti, që është kapiten i Kombëtares. Veç suksesit dhe trofeut, Atalanta thyen rekordin me 51 ndeshje pa humbje të gjermanëve.