• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Përditësimi i ri i Apple sjell emoji të reja dhe stabilitet më të madh në iOS 26.4

March 12, 2026

Rekord i ri pasurie globale: 3,428 miliarderë në botë me 20.1 trilionë dollarë

March 12, 2026

Për lojë apo kanë ndjenja?! Brikena dhe Mateo nuk i rezistojnë dot njëri tjetrit, puthje dhe përqafime pasionante

March 12, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Akuza për abuzime seksuale, avokatët e Diddy-t i kërkojnë të publikohen identitetet e viktimave!
SHOW BIZ

Akuza për abuzime seksuale, avokatët e Diddy-t i kërkojnë të publikohen identitetet e viktimave!

October 16, 2024No Comments3 Mins Read

Avokatët e manjatit të muzikës Sean Diddy Combs i kërkuan dje gjykatësit në Nju Jork që t’i detyrojë prokurorët të publikojnë emrat e individëve që e akuzojnë atë në çështjen e ngritur ndaj tij për trafikim seksual. Avokatët i drejtuan një letër gjykatësit federal ku shkruhej se klienti i tyre duhet të njihet me identitetet e viktimave të supozuara në mënyrë që të përgatitet siç duhet për gjykim. Data e fillimit të procesit gjyqësor ndaj zotit Combs është caktuar më 5 maj.

Ai ka deklaruar se është i pafajshëm.

Një zëdhënës i prokurorisë nuk ka pranuar të komentojë. 54-vjeçari Combs mbetet në qeli pa të drejtën e lirimit me kusht pas arrestimit më 16 shtator nën akuzat federale për trafikim seksual. Avokatët e tij kanë kërkuar nga një gjykatë federale e apelit që zoti Combs të lirohet në paraburgim në shtëpi, në mënyrë që të mund të takohet më lehtë me avokatët dhe të përgatitet për gjyq. Deri më tani, gjykatësit kanë arritur në përfundimin se ai përbën rrezik për komunitetin dhe nuk mund të lihet i lirë.

Kërkesa për të bërë të ditur emrat e individëve që e akuzojnë atë vjen një ditë pas ngritjes së gjashtë padive të reja kundër zotit Combs në mënyrë anonime me qëllim mbrojtjen e identitetit të viktimave të supozuara, me dy prej tyre femra dhe katër të tjerë meshkuj. Paditësit pretendojnë se zoti Combs përdori famën e tij dhe premtimet për t’i rritur perspektivat e tyre në industrinë e muzikës dhe për t’i bindur viktimat të merrnin pjesë në darka luksoze ku përdorej gjerësisht droga dhe më pas i sulmonte. Individët në padinë e së hënës janë pjesë e asaj që avokatët e tyre thonë se është një grup prej më shumë se 100 kallëzuesish që janë në proces të ngritjes së padive kundër manjatit të muzikës.

Në letrën drejtuar gjykatësit Arun Subramanian, avokatët e zotit Combs thanë se rasti kundër klientit të tyre është unik, pjesërisht për shkak të numrit të akuzuesve. Ata ia atribuuan shifrën “statusit të tij të famshëm, pasurisë dhe publicitetit pas një padie të hershme ndaj tij të zgjidhur më parë”. Duket se bëhet fjalë për një padi të muajit nëntor të ngritur nga ish e dashura e tij, Cassie, emri i së cilës është Cassandra Ventura. Zoti Combs bëri marrëveshje me zonjën Ventura për ta mbyllur çështjen pa shkuar në gjyq, por pretendimet për abuzime seksuale dhe fizike e kanë ndjekur atë që nga ajo kohë.

Zoti Combs u arrestua më 16 shtator në Manhatan, rreth gjashtë muaj pasi autoritetet federale zhvilluan hetime për trafikim seksual, duke bastisur rezidencat e tij luksoze në Los Anxhelos dhe Majami.

Previous ArticleKjo pije largon dhe pengon gërhitjen!
Next Article Vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj i jep fund jetës me armën e shërbimit!

Related Posts

Rekord i ri pasurie globale: 3,428 miliarderë në botë me 20.1 trilionë dollarë

March 12, 2026

Për lojë apo kanë ndjenja?! Brikena dhe Mateo nuk i rezistojnë dot njëri tjetrit, puthje dhe përqafime pasionante

March 12, 2026

Ilinisa shpreh mbështetje për këtë banor në Big Brother, i dërgon mesazhin e veçantë në Big Love

March 12, 2026

Chiara Ferragni nis një lidhje të re, kush është i dashuri i saj? Fotot i zbulojnë së bashku

March 11, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Përditësimi i ri i Apple sjell emoji të reja dhe stabilitet më të madh në iOS 26.4
  • Rekord i ri pasurie globale: 3,428 miliarderë në botë me 20.1 trilionë dollarë
  • Për lojë apo kanë ndjenja?! Brikena dhe Mateo nuk i rezistojnë dot njëri tjetrit, puthje dhe përqafime pasionante
  • Ilinisa shpreh mbështetje për këtë banor në Big Brother, i dërgon mesazhin e veçantë në Big Love
  • Nga ‘Bridgerton’ te moda e përditshme: Pse getat me dantellë po bëhen trendi i momentit
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
Teknology

Përditësimi i ri i Apple sjell emoji të reja dhe stabilitet më të madh në iOS 26.4

Apple ka publikuar zyrtarisht përditësimin më të ri të sistemit operativ për iPhone, iOS 26.4,…

Rekord i ri pasurie globale: 3,428 miliarderë në botë me 20.1 trilionë dollarë

March 12, 2026

Për lojë apo kanë ndjenja?! Brikena dhe Mateo nuk i rezistojnë dot njëri tjetrit, puthje dhe përqafime pasionante

March 12, 2026

Ilinisa shpreh mbështetje për këtë banor në Big Brother, i dërgon mesazhin e veçantë në Big Love

March 12, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?