Këtë vit, një tjetër konkurrente në Këngën Magjike është dhe Eneda Tarifa. Këngëtarja vendosi të vijë gjysmë e veshur si grua, e gjysmë e veshur si burrë, por detaji i cili la pa fjalë një pjesë të mirë të fansave të saj, ishte koka gjysmë e qethur.
Nëpërmjet këngës Më fort, Eneda zgjedh të jetë zëri i shumë vajzave dhe djemve, të cilët kanë humbur forcën dhe motivin për të vazhduar përpara sfidat e jetës.
Nëpërmjet këtij look-u, Eneda Tarifa, zgjedh të protestojë kundrejt çdo momenti të vështirë në jetën e çdokujt, duke u bërë një pikë frymëzimi për fansat dhe dëgjuesit e muzikës së saj.
