Disa javë pas turneut të saj 9-ditor në Australi dhe Samoa, shëndeti i mbretëreshës Camilla nuk është në gjendjen më të mirë. Sipas një njoftimi nga Buckingham Palace, Mbretëresha ka një infeksion respirator, i cili e detyron të tërhiqet nga detyrat e saj.
“Madhështia e saj Mbretëresha nuk po ndihet mirë pasi ka një infeksion në kraharor dhe mjekët i kanë rekomanduar një periudhë të shkurtër pushimi. Me keqardhje të madhe, Madhëria e saj është detyruar të tërhiqet nga detyrat e saj për këtë javë, por ajo shpreson shumë që të shërohet në kohë për të marrë pjesë normalisht në përkujtimet e kësaj fundjave. Ajo u kërkon falje të gjithë atyre që mund të jenë zhgënjyer”, thuhet në deklaratën e pallatit.
Siç duket, të paktën për disa ditë mbretëresha Camilla nuk do të dalë në publik, ndërsa vendin e saj në ngjarjet sociale që do të ishin në rrethana normale, siç është Field of Remembrance në Westminster Abbey, do ta zërë dukesha e Kembrixhit, Gloucester, Brigitte
