• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»LIFESTYLE»Sulm terrorist në Mal të Zi! 12 viktima, mes tyre edhe fëmijë!
LIFESTYLE

Sulm terrorist në Mal të Zi! 12 viktima, mes tyre edhe fëmijë!

January 2, 2025No Comments2 Mins Read

12 persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në pasditen e 1 janarit në Cetinje të Malit të Zi, ka bërë të ditur prokurorja Andrijana Nastiq pas ekspertizës.
I dyshuari për vrasje të shumëfishtë dhe plagosje, Aco Martinoviq, ka tentuar të bëjë vetëvrasje dhe ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Vrasjet kanë ndodhur në pesë lokacione të ndryshme – në lokacionin e parë dhe të dytë janë vrarë katër persona, në të tretin dy fëmijë, ndërsa në lokacionin e katërt dhe të pestë nga një person.

Ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, ka thënë në një konferencë të jashtëzakonshme në mesnatë se motivi i vrasjeve është i panjohur, pasi në mesin e viktimave ishin miq dhe kumbara e Martinoviqit.

Ai është thënë t’i ketë vrarë katër personat e parë në një lokal, pas një zënke që i kishte paraprirë një shoqërimi disaorësh.

Katër persona janë dërguar në Qendrën Klinike të Podgoricës në gjendje kritike, sipas drejtorit të këtij institucioni, Aleksandar Radoviq.

Kryeministri malazez, Millojko Spajiq e ka përshkruar rastin si tragjedi të tmerrshme.

Ai ka paralajmëruar ashpërsimin e kritereve për mbajtjen e armëve.

“Do të shqyrtojmë ndalimin e plotë të mbajtjes së armëve,” ka thënë Spajiq.

Martinoviq ishte dënuar me një vit burgim me kusht në vitin 2005 për sjellje jo të mirë, por nuk është konsideruar si person me interes për sigurinë, ka thënë ministri Sharanoviq.

Ai ka treguar se në vitin 2022 tek ai janë gjetur armë dhe eksploziv, për çka është dënuar në shkallën e parë me tre muaj burgim.

Qyteza e Cetinjes është rreth 30 kilometra larg Podgoricës.

Qeveria e Malit të Zi i ka shpallur tri ditë zie, më 2,3 dhe 4 janar, për shkak të këtij rasti.

Previous Article3 pije që do t’ju ndihmojnë të hiqni toksinat nga trupi!
Next Article Efektet e botoksit në trupin tonë!

Related Posts

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

November 10, 2026

Fation Kuqari nuk fshihet më, publikon fotot romantike me partneren e re

November 10, 2026

Pse lavatriçja mban erë të keqe edhe pas larjes? Gabimi i zakonshëm që bëjnë shumë familje

November 9, 2026

EGC INVESTMENT –

November 7, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Leonora Rexha Consulting Group – Nga konsulenca te investimet ndërkombëtare
  • Hani i Çepit – Larg zhurmës, pranë natyrës
  • VVSH Construction- Aty ku projektet marrin jetë
  • 148 dollarë për disa kapëse flokësh? Kalendari i Kim Kardashian shkakton zemërim
  • Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z
Don't Miss
TREND BUSINESS

Leonora Rexha Consulting Group – Nga konsulenca te investimet ndërkombëtare

Leonora Rexha Consulting Group sjell nën një emër disa fusha të rëndësishme ekspertize, duke ofruar…

Hani i Çepit – Larg zhurmës, pranë natyrës

November 10, 2026

VVSH Construction- Aty ku projektet marrin jetë

November 10, 2026

148 dollarë për disa kapëse flokësh? Kalendari i Kim Kardashian shkakton zemërim

November 10, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?