• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

U ndaluan nga policia për armëmbajtje pa leje, jepet dënimi për Loredanën dhe futbollistin

November 16, 2025

Meksikë/ Gjenerata Z protestë kundër krimit dhe korrupsionit, 120 të plagosur

November 16, 2025

Nëntor i pazakontë në Vlorë, qytetarët zhyten në det

November 16, 2025
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»LIFESTYLE»Çfarë është ateroskleroza, sëmundja që prek njeriun pa vetëdije!
LIFESTYLE

Çfarë është ateroskleroza, sëmundja që prek njeriun pa vetëdije!

April 13, 2025No Comments2 Mins Read

Ashtu siç ne plakemi nga jashtë, ashtu edhe çdo organ yni fillon “të plaket” nga brenda. Edhe me arteriet ndodh po e njëjta gjë. Mendohet se ateroskleroza nis që në moshën 12 vjeçare, ndërkohë disa studime tregojnë që nis në moshën 20 vjeçare. Gjithsesi, ateroskleroza është depozitimi i kolesterolit “të keq” në arterie, kryesisht në ato me diametër të vogël. Kolesteroli qëndron në dy forma, në atë LDL dhe HDL. Ai transportohet nga mëlçia në organe me formën LDL dhe kthehet mbrapsht në mëlçi, kur është në sasi të tepërt në inde, me anë të formës HDL. Kuptohet tashmë që një HDL e lartë na mbron nga depozitimi i lartë i kolesterolit në inde, dhe një LDL e lartë shton depozitimin e kolesterolit në inde. Ndaj dhe forma LDL-kolesterol e lartë konsiderohet si shenjë alarmi për aterosklerozën.

Kur nis ky proces, fillojnë të dëmtohen me radhë gjithë shtresat e arterieve duke e ngushtuar kalibrin e tyre, derisa arrin një fazë kur nuk kalon dot mjaftueshëm gjak përmes ngushticës së krijuar dhe indi që vaskularizohet nga ajo arterie nuk oksigjenohet normalisht. Këtu fillon të duket problemi, sidomos në rastet e prekjes së arterieve koronare, pasi fillon që miokardi të mos funksionojë normalisht. Personi ndjen dhimbjen shtrënguese anginoze, tipike e ishemisë, apo e infarktit, e cila fillon në kraharor, vazhdon në nofull dhe përhapet në shpatullën e majtë, krahun e majtë e deri në gishtin e vogël të dorës.Por si mund të shmanget një ngjarje e tillë, e cila mund të jetë edhe vdekjeprurëse për individin? Ky proces është një ngjarje fiziologjikë që mundet thjesht të reduktohet, por jo të shmanget. Rekomandohet aktiviteti fizik. Duke kryer rregullisht aktivitet fizik dhe duke mos qenë pro jetës sedentare, ju humbisni energji dhe mund t’i largoni në këtë mënyrë edhe yndyrnat e tepërta duke u marrë me aktivitet sportiv. Mjaftojnë edhe 30-40 minuta ecje në ditë për të jetuar shëndetshëm.

Rregulloni dietën tuaj. Është një faktor tepër i rëndësishëm. Mos konsumoni shumë ushqime jo të shëndetshme, ushqime të pasura në yndyrna, produktet e brumit. Konsumoni më tepër frutat dhe perimet. Gatuani me pak vaj dhe mos e teproni. Konsumoni vajin e ullirit që përmban yndyrna bimore, si dhe produktet e bulmetit me sasi të vogël yndyrne. Edhe pse mund ta privoni veten nga shumë ushqime që mund t’ju pëlqejnë, përsëri duhet të kuptoni se shëndeti vjen përherë i pari.

Previous Article“Vendosa të isha vetja”/ Gerta pas eliminimit nga gjysmëfinalja e BBVIP4: Ja kush do jetë fituesi!
Next Article “Unë jetën e jap dhe terrorin nuk e pranoj”, G-Bani kërcënohet pasi i doli në mbrojtje Gjestit

Related Posts

Meksikë/ Gjenerata Z protestë kundër krimit dhe korrupsionit, 120 të plagosur

November 16, 2025

Nëntor i pazakontë në Vlorë, qytetarët zhyten në det

November 16, 2025

Ndodh edhe kjo/ Mijëra lopë bllokohen në port pa dokumente, ngordhin dhjetëra prej tyre (VIDEO)

November 16, 2025

Puna para orës 10 të mëngjesit mund të ndikojë negativisht në trup dhe mendje

November 14, 2025

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • U ndaluan nga policia për armëmbajtje pa leje, jepet dënimi për Loredanën dhe futbollistin
  • Meksikë/ Gjenerata Z protestë kundër krimit dhe korrupsionit, 120 të plagosur
  • Nëntor i pazakontë në Vlorë, qytetarët zhyten në det
  • Përplasje fizike mes vajzave të ekranit: Çfarë ndodhi në prapaskenë me Enxhi Nasufin dhe Neada Muçajn?
  • Ndodh edhe kjo/ Mijëra lopë bllokohen në port pa dokumente, ngordhin dhjetëra prej tyre (VIDEO)
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

U ndaluan nga policia për armëmbajtje pa leje, jepet dënimi për Loredanën dhe futbollistin

Karim Adeyemi, sulmuesi i kombëtares gjermane dhe ylli i Borussia Dortmundit, është gjobitur me një…

Meksikë/ Gjenerata Z protestë kundër krimit dhe korrupsionit, 120 të plagosur

November 16, 2025

Nëntor i pazakontë në Vlorë, qytetarët zhyten në det

November 16, 2025

Përplasje fizike mes vajzave të ekranit: Çfarë ndodhi në prapaskenë me Enxhi Nasufin dhe Neada Muçajn?

November 16, 2025
Instagram YouTube
© 2025 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?