• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Nga polic te DJ, Princi William zbulon ëndrrat e fëmijërisë në emisionin e Graham Norton

October 24, 2026

Këngëtarja Rinesa Qeriqi vdiq në moshën 25-vjeçare, Alban Skënderaj: Do të mbetesh gjithmonë një Lea e vërtetë

October 24, 2026

Ronela Hajati zbulon shumën më të madhe që ka fituar nga një këngë

October 24, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»LIFESTYLE»Çfarë është ateroskleroza, sëmundja që prek njeriun pa vetëdije!
LIFESTYLE

Çfarë është ateroskleroza, sëmundja që prek njeriun pa vetëdije!

April 13, 2025No Comments2 Mins Read

Ashtu siç ne plakemi nga jashtë, ashtu edhe çdo organ yni fillon “të plaket” nga brenda. Edhe me arteriet ndodh po e njëjta gjë. Mendohet se ateroskleroza nis që në moshën 12 vjeçare, ndërkohë disa studime tregojnë që nis në moshën 20 vjeçare. Gjithsesi, ateroskleroza është depozitimi i kolesterolit “të keq” në arterie, kryesisht në ato me diametër të vogël. Kolesteroli qëndron në dy forma, në atë LDL dhe HDL. Ai transportohet nga mëlçia në organe me formën LDL dhe kthehet mbrapsht në mëlçi, kur është në sasi të tepërt në inde, me anë të formës HDL. Kuptohet tashmë që një HDL e lartë na mbron nga depozitimi i lartë i kolesterolit në inde, dhe një LDL e lartë shton depozitimin e kolesterolit në inde. Ndaj dhe forma LDL-kolesterol e lartë konsiderohet si shenjë alarmi për aterosklerozën.

Kur nis ky proces, fillojnë të dëmtohen me radhë gjithë shtresat e arterieve duke e ngushtuar kalibrin e tyre, derisa arrin një fazë kur nuk kalon dot mjaftueshëm gjak përmes ngushticës së krijuar dhe indi që vaskularizohet nga ajo arterie nuk oksigjenohet normalisht. Këtu fillon të duket problemi, sidomos në rastet e prekjes së arterieve koronare, pasi fillon që miokardi të mos funksionojë normalisht. Personi ndjen dhimbjen shtrënguese anginoze, tipike e ishemisë, apo e infarktit, e cila fillon në kraharor, vazhdon në nofull dhe përhapet në shpatullën e majtë, krahun e majtë e deri në gishtin e vogël të dorës.Por si mund të shmanget një ngjarje e tillë, e cila mund të jetë edhe vdekjeprurëse për individin? Ky proces është një ngjarje fiziologjikë që mundet thjesht të reduktohet, por jo të shmanget. Rekomandohet aktiviteti fizik. Duke kryer rregullisht aktivitet fizik dhe duke mos qenë pro jetës sedentare, ju humbisni energji dhe mund t’i largoni në këtë mënyrë edhe yndyrnat e tepërta duke u marrë me aktivitet sportiv. Mjaftojnë edhe 30-40 minuta ecje në ditë për të jetuar shëndetshëm.

Rregulloni dietën tuaj. Është një faktor tepër i rëndësishëm. Mos konsumoni shumë ushqime jo të shëndetshme, ushqime të pasura në yndyrna, produktet e brumit. Konsumoni më tepër frutat dhe perimet. Gatuani me pak vaj dhe mos e teproni. Konsumoni vajin e ullirit që përmban yndyrna bimore, si dhe produktet e bulmetit me sasi të vogël yndyrne. Edhe pse mund ta privoni veten nga shumë ushqime që mund t’ju pëlqejnë, përsëri duhet të kuptoni se shëndeti vjen përherë i pari.

Previous Article“Vendosa të isha vetja”/ Gerta pas eliminimit nga gjysmëfinalja e BBVIP4: Ja kush do jetë fituesi!
Next Article “Unë jetën e jap dhe terrorin nuk e pranoj”, G-Bani kërcënohet pasi i doli në mbrojtje Gjestit

Related Posts

Jeni gjithmonë me telefonin në dorë? Zbuloni detoxin që mund t’ju ndihmojë të shkëputeni nga ekrani

October 22, 2026

Dëshironi të ngadalësoni plakjen? 5 zakonet që bëjnë diferencën dhe tendencat që nuk ia vlejnë

October 21, 2026

Gratë me këtë sëmundje kanë më shumë gjasa të mos merren seriozisht nga mjekët

October 16, 2026

Reziston një SHEKULL/Shtëpia me 4 mijë kuti qumështi e pensionistit të varfër habit inxhinierët

July 7, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Nga polic te DJ, Princi William zbulon ëndrrat e fëmijërisë në emisionin e Graham Norton
  • Këngëtarja Rinesa Qeriqi vdiq në moshën 25-vjeçare, Alban Skënderaj: Do të mbetesh gjithmonë një Lea e vërtetë
  • Ronela Hajati zbulon shumën më të madhe që ka fituar nga një këngë
  • Neda Balluku bën postimin prekës për djemtë e saj: Jam në pritje, pa shpresë! Ende nuk vijnë
  • Elvana Gjata dhe Elson Bajrakurtaj nuk fshihen më, hedhin foto së bashku
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

Nga polic te DJ, Princi William zbulon ëndrrat e fëmijërisë në emisionin e Graham Norton

Princi i Uellsit, William, ka zbuluar se gjatë fëmijërisë kishte ëndërruar të bëhej polic, por…

Këngëtarja Rinesa Qeriqi vdiq në moshën 25-vjeçare, Alban Skënderaj: Do të mbetesh gjithmonë një Lea e vërtetë

October 24, 2026

Ronela Hajati zbulon shumën më të madhe që ka fituar nga një këngë

October 24, 2026

Neda Balluku bën postimin prekës për djemtë e saj: Jam në pritje, pa shpresë! Ende nuk vijnë

October 24, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?