• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Këto janë pesë arsyet pse gruaja nuk merr kurrë iniciativën për marrëdhënie intime

October 14, 2025

Kjo është lista e konkurrentëve për Fest 64!

October 14, 2025

Modelja shqiptare e faqes për të rritur ‘shpërthen’ në ‘Instagram’, fustani i saj lë shumë pak vend për imagjinatën (FOTOT)

October 14, 2025
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»EVENTS»Çfarë është “Albanian Power Retreat” ?
EVENTS

Çfarë është “Albanian Power Retreat” ?

August 19, 2025No Comments4 Mins Read

Albanian Power Retreat është një event unik, dyditor, që do të zhvillohet këtë vjeshtë në një nga zonat më të bukura të Anglisë – Cornwall dhe Devon. Ky është një event i konceptuar ndryshe nga çdo gjë tjetër më parë për komunitetin shqiptar, i dedikuar sipërmarrësve dhe profesionistëve të fushave të ndryshme, të cilët dëshirojnë të rigjenerojnë energjitë e tyre, të rrisin motivimin dhe të përgatiten për një sezon të suksesshëm në punë, biznes dhe jetë personale.

Ky retreat është pjesë e një trendi global që njihet gjerësisht në shumë vende të botës, ku grupe njerëzish bashkohen për aktivitete që lidhen me sportin, wellness & fitness, motivimin profesional, yoga, ushqimin e shëndetshëm dhe eksplorimin e natyrës. Përvoja e kombinimit të këtyre elementëve sjell një ndjesi të jashtëzakonshme të rikthimit të energjive, të motivimit dhe të ekuilibrit shpirtëror.

Pse është i veçantë ky event?

  • Lokacioni unik – Cornwall dhe Devon, dy prej vendeve më magjike dhe natyrore të Anglisë, të cilat ofrojnë qetësi, bukuri dhe mundësi të pafundme eksplorimi.

  • Publiku i përzgjedhur – rreth 70 sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme, të cilët do të jenë pjesë e këtij rrugëtimi të parë.

  • Ekip multidisiplinar – retreat-i do të udhëhiqet nga një skuadër prej 5 profesionistësh të specializuar në fusha të ndryshme: Trajnerë sportivë dhe të fitness-it, Motivational speakers, Instruktorë yoga, Guida të natyrës, Ekspertë të dietave dhe ushqimit të shëndetshëm etj. 

Programi i retreat-it

Gjatë 2 ditëve të plota (e shtunë dhe e diel), pjesëmarrësit do të kenë mundësi të përfshihen në një program intensiv, i mbushur me aktivitete të larmishme dhe tërheqëse:

  • 🧘‍♀️ Seanca Yoga & Mindset Therapy – për qetësim mendor, fokus dhe zhvillim personal.

  • 🏃‍♂️ Sport & Wellness Activities – aktivitete fizike të lehta dhe energjizuese në natyrë.

  • 🎤 Spirit Motivation & Personal Growth – prezantime dhe trajnime frymëzuese nga spikerë profesionistë.

  • 🍽️ Healthy Food Experience – ushqim i shëndetshëm dhe i balancuar, i përshtatur për energji dhe mirëqenie.

  • 🎉 Evening Party & Networking – argëtim dhe lidhje të reja profesionale e sociale.

  • 🌄 Guidë turistike në Cornwall & Devon – eksplorim i natyrës dhe vendeve më të bukura të zonës.

Pjesëmarrësit do të qëndrojnë një natë në Cornwall, duke e kthyer këtë eksperiencë në një udhëtim të plotë, fizik, mendor dhe shpirtëror.

Vlera që sjell ky retreat

Shumë studime ndërkombëtare tregojnë se rutina e përditshme, stresi, zhurma e qytetit dhe rrethimi me faktorë negativë ndikojnë drejtpërdrejt në produktivitin në punë, cilësinë e jetës dhe marrëdhëniet personale.
Albanian Power Retreat është krijuar pikërisht për të thyer këtë cikël dhe për të ofruar:

  • ✨ Rikthim të energjisë

  • ✨ Reduktim të stresit

  • ✨ Motivim dhe frymëzim për sezonin e ri të punës

  • ✨ Përmirësim të shëndetit fizik dhe mendor

  • ✨ Networking me profesionistë të tjerë shqiptarë në Angli

  • ✨ Ndryshim pozitiv në mënyrën e jetesës (lifestyle)

Pjesëmarrja dhe vazhdimësia

  • Ky është edicion i parë i Albanian Power Retreat, por evente të tilla do të organizohen çdo 2–3 muaj, duke krijuar një traditë të re për komunitetin shqiptar.

  • Për t’u bërë pjesë e këtij rrugëtimi transformues, pjesëmarrësit duhet të pajisen me kartën “Albanian Union Member” (Professional ose Business), e cila u jep akses në këtë dhe në evente të tjera të ngjashme në të ardhmen.

Albanian Power Retreat nuk është thjesht një event – është një eksperiencë jetësore që do t’ju ndihmojë të rimbushni bateritë, të rigjeni balancën, të ndërtoni lidhje të reja profesionale dhe të përgatiteni për një sezon të mbushur me suksese.
Një përzierje perfekte e sportit, motivimit, natyrës, argëtimit dhe frymëzimit, në një prej vendeve më të bukura të Anglisë.

Host Organizimi: Albanian Union , per detaje kontaktoni ne linkun e regjisterimeve ne faqen www.albanianunion.com  – Kategoria Events – Outdoor

 

Previous ArticleFlamuri kuq e zi dhe ironia e kujtesës: Kur historia përballet me pseudo-moralin shtetëror
Next Article Aksidentohet Mevlan Shaba, fotografia nga vendi i ngjarjes

Related Posts

Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i shquar Dhimitër Anagnosti

September 1, 2025

Tërmet i fortë në Afganistan/ Mbi 600 TË VDEKUR e mijëra nën rrënoja

September 1, 2025

Shqiptaret e Botës në Një Skenë – Miss Diaspora Mbërrin në Londër

April 16, 2025

Kush është gruaja kosovare e nominuar për çmimin Nobel 2025-ë!

January 28, 2025

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Këto janë pesë arsyet pse gruaja nuk merr kurrë iniciativën për marrëdhënie intime
  • Kjo është lista e konkurrentëve për Fest 64!
  • Modelja shqiptare e faqes për të rritur ‘shpërthen’ në ‘Instagram’, fustani i saj lë shumë pak vend për imagjinatën (FOTOT)
  • Olta Gixhari tregon për herë të parë çfarë ka ndodhur me syrin e saj: Po kaloj një problem shëndetësor
  • Bella Hadid: Ju që luftoni çdo ditë me ankthin, nuk jeni vetëm
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
LIFESTYLE

Këto janë pesë arsyet pse gruaja nuk merr kurrë iniciativën për marrëdhënie intime

Intimiteti nuk ka të bëjë vetëm me kontaktin fizik, ai përfshin lidhjen emocionale, respektin, komunikimin…

Kjo është lista e konkurrentëve për Fest 64!

October 14, 2025

Modelja shqiptare e faqes për të rritur ‘shpërthen’ në ‘Instagram’, fustani i saj lë shumë pak vend për imagjinatën (FOTOT)

October 14, 2025

Olta Gixhari tregon për herë të parë çfarë ka ndodhur me syrin e saj: Po kaloj një problem shëndetësor

October 14, 2025
Instagram YouTube
© 2025 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?