• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Rastësia që bashkoi tre çifte! Këtë histori dashurie mund ta keni dëgjuar vetëm në filma!

February 20, 2026

Emily Ratajkowski konfirmon lidhjen me regjisorin Romain Gavras

February 20, 2026

Fashion, trendet që po na transformojnë

February 20, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»I shiti dozën vde*jeprurëse Matthew Perry-t, “mbretëresha e ketaminës” pranon fajësinë
SHOW BIZ

I shiti dozën vde*jeprurëse Matthew Perry-t, “mbretëresha e ketaminës” pranon fajësinë

September 4, 2025No Comments3 Mins Read

Një grua e njohur si ‘mbretëresha e ketaminës’ ka pranuar fajësinë për shpërndarjen e drogës që rezultoi me vdekjen e aktorit të njohur të serialit ‘Friends’, Matthew Perry. Aktori u gjet i vdekur në tetor të vitit 2023, në xhakuzi në shtëpinë e tij në Los Angeles, ndërsa si shkak i vdekjes u raportuan efektet akute të ketaminës. Jasveen Sangha, 42 vjeç, pranoi fajësinë për pesë pika të aktakuzës, përfshirë edhe akuzën kryesore për shpërndarje të ketaminës që solli vdekjen. Fillimisht ajo përballej me nëntë akuza penale, ndërsa autoritetet e kishin përshkruar shtëpinë e saj si një ‘emporium droge’, pasi gjatë një bastisjeje kishin gjetur dhjetëra shishe ketamine.

Megjithëse në fillim mohoi akuzat, Sangha në gusht pranoi të ndryshojë deklarimin e saj, vetëm pak javë para nisjes së gjyqit. Dënimi pritet të shqiptohet më 10 dhjetor, ndërsa aktualisht ajo ndodhet në paraburgim federal. Sipas Departamentit të Drejtësisë, Sangha rrezikon deri në 65 vite burgim.

Ajo është njëra nga pesë personat që, sipas autoriteteve amerikane, furnizonin Perry-n me ketaminë, duke shfrytëzuar varësinë e tij për përfitime financiare. Midis të akuzuarve gjenden edhe dy mjekë – Dr. Salvador Plasencia dhe Dr. Mark Chavez, asistenti i Perry-t Kenneth Iwamasa, i cili e ndihmonte në sigurimin dhe injektimin e drogës, si dhe Eric Fleming, i cili i shiste aktorit ketaminë të marrë nga Sangha. Të gjithë të akuzuarit kanë pranuar fajësinë dhe pritet të dënohen gjatë muajve nëntor dhe dhjetor.

Vdekja e Perry-t dhe hetimi që pasoi zbuluan atë që një mjek në një intervistë për BBC e përshkroi si ‘Perëndimin e egër’ të rrjetit të ketaminës në Hollywood.

Në kuadër të marrëveshjes me prokurorinë, Sangha pranoi gjithashtu se kishte shitur ketaminë në gusht 2019 te Cody McLaury, i cili humbi jetën nga mbidoza vetëm disa orë pasi kishte blerë drogën. Autoritetet thonë se Sangha shpërndante drogë nga shtëpia e saj në North Hollywood të paktën që nga viti 2019, duke synuar kryesisht klientë nga bota e të famshmëve.

Gjatë një kontrolli në mars 2024, në banesën e saj u gjetën mbi 80 shishe ketamine dhe mijëra tableta, përfshirë metamfetaminë, kokainë dhe Xanax. Sangha frekuentonte rrethet e personave të njohur, ndërsa postimet e saj në rrjetet sociale tregonin një jetë luksoze me festa dhe udhëtime të shumta.

Sipas DEA-s (Agjencia Amerikane për Luftimin e Drogës), ketamina është një anestetik disociativ me efekte halucinogjene. Ajo përdoret në mjekësi si anestezion për njerëzit dhe kafshët, pasi shkakton ndjesinë e ndarjes nga dhimbja. Megjithatë, autoritetet theksojnë se substanca duhet të përdoret vetëm nën mbikëqyrje mjekësore, për shkak të rrezikut të lartë nga pasojat e saj të dëmshme.

Previous ArticleRregullat e arta të dekorimit, si ta bëni shtëpinë të duket më e madhe
Next Article Shtatori nis me “furtuna” në astrologji, aestrologia: Shenjat do të sfidohen nga dy eklipse…

Related Posts

Emily Ratajkowski konfirmon lidhjen me regjisorin Romain Gavras

February 20, 2026

Nga zbulimi i shtatzanisë deri tek marrëdhënia që ka me Mozzik sot, Lordena i tregon të gjitha

February 20, 2026

Hailey Bieber rrëfen për ndërhyrjen në zemër: Ishte përvoja më e frikshme e jetës sime

February 20, 2026

Kozaku dhe Denisa bëhen prindër për herë të dytë zbulojnë emrin e bebit

February 19, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Rastësia që bashkoi tre çifte! Këtë histori dashurie mund ta keni dëgjuar vetëm në filma!
  • Emily Ratajkowski konfirmon lidhjen me regjisorin Romain Gavras
  • Fashion, trendet që po na transformojnë
  • Nga zbulimi i shtatzanisë deri tek marrëdhënia që ka me Mozzik sot, Lordena i tregon të gjitha
  • Hailey Bieber rrëfen për ndërhyrjen në zemër: Ishte përvoja më e frikshme e jetës sime
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
LIFESTYLE

Rastësia që bashkoi tre çifte! Këtë histori dashurie mund ta keni dëgjuar vetëm në filma!

Sot, në Ditën e Shën Valentinit, kur dashuria festohet në mbarë botën, po ju sjellim…

Emily Ratajkowski konfirmon lidhjen me regjisorin Romain Gavras

February 20, 2026

Fashion, trendet që po na transformojnë

February 20, 2026

Nga zbulimi i shtatzanisë deri tek marrëdhënia që ka me Mozzik sot, Lordena i tregon të gjitha

February 20, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?