• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»HEALTH & BEAUTY»Rregullat e arta të dekorimit, si ta bëni shtëpinë të duket më e madhe
HEALTH & BEAUTY

Rregullat e arta të dekorimit, si ta bëni shtëpinë të duket më e madhe

September 4, 2025No Comments2 Mins Read

Të pasurit një shtëpi të madhe me hapësirën e duhur për të gjithë anëtarët e familjes është ëndërr e secilit prej nesh. Por mes ëndrrës dhe realitetit, njeriu mjaftohet me atë shtëpi që mund të përballojë financiarisht. Edhe nëse shtëpia që keni zgjedhur mund të jetë e vogël, me truket e duhura ju mund t’i jepni asaj dhe vetes një hapësirë më të bollshme. Ekspertët e AgroWeb.org ofrojnë këshillat e mëposhtme që të bëni shtëpinë tuaj të duket më e madhe.

Zgjidhni ngjyra të çelëta

Sipas ekspertëve ngjyra me të cilën do të lyeni shtëpinë luan një rol domethënës në krijimin e idesë së një hapësire të madhe ose të vogël. Nëse dëshironi që shtëpia të duket më e madhe jepini dritë asaj duke zgjedhur ngjyra të çelëta e të hapura. Mobiljet dhe tapiceritë gjithashtu duhet të kenë ngjyra të çelëta.

Ndriçimi

Arkitektët sugjerojnë zbatimin e rregullit të artë të ndriçimit, që ka të bëjë me vendosjen e tre burimeve të ndriçimit në çdo dhomë. Kësisoj, ato do të krijojnë një hapësirë drite që vizualisht do të duket sikur ka zmadhuar hapësirën e dhomës. Trekëndëshi i dritës do ta bëjë shtëpinë të duket më e madhe nga sa është.

Transparenca

Ekspertët sugjerojnë që të investoni në mobile transparente, tryeza xhami e karrige transparente të cilat tani janë shumë në modë. Sa më transparente t’i keni mobiljet, aq më e madhe do të duket shtëpia.

Pasqyrat

Pasqyrat reflektojnë dritën dhe krijojnë iluzionin e të paturit një apartament më të madh. Me pasqyrat mund të përdorni edhe fantazinë dhe të luani me kornizat dhe madhësinë e tyre.

Rafte të larta

Raftet duhen vendosur në pika më të larta që shikimi të shkojë sipër. Kësisoj krijohet ideja e një hapësire më të madhe. Në këto rafte mund të vendosni libra, dekorime të vogla dhe vazo.

Larg rrëmujës

Mobilimi i rrëmujshëm dhe kaotik i shtëpisë e mbyll dhe e zvogëlon atë. Në mobilimin e shtëpisë duhet të jeni minimalistë dhe të shmangni sa më shumë rrëmujën që të krijoni idenë e një hapësire të madhe e të pastër.

Më pak piktura

Mos i mbushni muret me piktura e korniza. Zgjidhni një pikturë të madhe që krijon idenë e hapësirës së madhe dhe shmangni kornizat e vogla që e ngushtojnë atë.

Previous ArticleVdes Giorgio Armani, mbreti i modës, ishte 91 vjeç
Next Article I shiti dozën vde*jeprurëse Matthew Perry-t, “mbretëresha e ketaminës” pranon fajësinë

Related Posts

Transformimi i 61-vjeçares pas 9 orësh operacion, fotografitë bëhen virale

November 26, 2026

Proteinat nuk janë trend: Udhëzuesi i saktë i sasisë që ju duhet

November 21, 2026

Cilat janë frutat e thata më të shëndetshme? 3 dietologe bien dakord për të njëjtën përgjigje

November 20, 2026

Nëse flokët po të hollohen me kalimin e moshës, ja ç’mund të bësh për më shumë volum

November 19, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Vega Group- Një vizion i ri për energjinë e pastër
  • Neshat Loki- Në çdo veshje, një ide dhe një identitet
  • N’Gen Villas- Elegancë në zemër të Alpeve Shqiptare
  • Aura Voyage Yachts- Një tjetër mënyrë për të përjetuar detin
  • Dory Revolution- Nga pasioni për parukerinë te krijimi i markës së saj
Don't Miss
TREND BUSINESS

Vega Group- Një vizion i ri për energjinë e pastër

Në një kohë kur energjia e rinovueshme po merr gjithnjë e më shumë rëndësi, VEGA…

Neshat Loki- Në çdo veshje, një ide dhe një identitet

November 27, 2026

N’Gen Villas- Elegancë në zemër të Alpeve Shqiptare

November 27, 2026

Aura Voyage Yachts- Një tjetër mënyrë për të përjetuar detin

November 27, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?