Në një kohë kur energjia e rinovueshme po merr gjithnjë e më shumë rëndësi, VEGA Group është pozicionuar si një nga emrat kryesorë në këtë sektor në Shqipëri. E themeluar në vitin 2018 nga inxhinierët Bruno Papaj dhe Philipp Koronowski, kompania ka ndërtuar aktivitetin e saj mbi zhvillimin dhe zbatimin e projekteve energjetike, duke realizuar mbi 250 projekte dhe duke arritur më shumë se 350 MWp kapacitet të instaluar.
Grupi përbëhet nga pesë kompani: VEGA Energy, VEGA Solar, VEGA Electric, VEGA Charging dhe RadX. Së bashku mbulojnë gjithë zinxhirin e tranzicionit energjetik, nga sistemet fotovoltaike te mirëmbajtja, software-i dhe mobiliteti elektrik. Kjo strukturë i mundëson VEGA Group të ofrojë zgjidhje në disa fusha të sektorit energjetik, duke iu përgjigjur nevojave të ndryshme të bizneseve dhe tregut.
Me bazë në Tiranë, VEGA Group ka zgjeruar praninë e tij edhe në Itali, Gjermani dhe Maqedoninë e Veriut, ku vetëm në tregun italian, grupi numëron 12 projekte me një kapacitet total prej 135 MWp. Përmes këtij zgjerimi dhe investimit në zgjidhje të reja, VEGA Group synon të forcojë pozicionin e tij në tregun evropian dhe të bëhet një nga emrat lider në fushën e energjisë së rinovueshme.
