Në vijim të bisedës tek “Rudina” në Tv Klan për të kujtuar vitet e shkollës, të ftuarit sollën edhe sende që i kanë shoqëruar gjatë asaj periudhe apo që ua risjellin gjithnjë ndërmend. Gazetari Eraldo Rexho ka një stilolaps fati. Një mjet që i përkiste dajës së tij të ndjerë, por që ende sot ai e ruan si diçka të çmuar që e mban gjithnjë me vete.
Eraldo Rexho: Unë i vogël kam pasur një fiksim ndaj sendeve metalike. Më pëlqenin shumë gjërat që peshonin dhe nga klasa e parë deri në klasë të katërt mua më peshonte më shumë portofoli me stilolapsat metalikë sesa librat apo…bëja gjithë koleksionin e mundshëm të mjeteve metalike.
Ky stilolapsi që kam sjellë ishte stilolapsi im i fatit. Lidhet edhe me një histori personale duke qenë se ky stilolaps i takonte dajës tim përpara se ai të ndërronte jetë dhe pasi ai pësoi një aksident dhe humbi jetën, unë besoja edhe më shumë te ky stilolaps, jo se prisja magjinë apo çudinë nga ky, por e kam marrë me vete në provimet e lirimit apo provimet e maturës, ky është stilolapsi me të cilin kam plotësuar këto provime.
Rudina Magjistari: Ndiheshe mirë.
Eraldo Rexho: Ndihesha mirë, po, patjetër.
Rudina Magjistari: E bukur kjo histori, edhe prekëse, edhe interesante.
Eraldo Rexho: Unë e kam me vete në çantën time, në punën time.
Rudina Magjistari: E mban gjithmonë me vete?
Eraldo Rexho: Po, i ndërroj rezervat dhe stilolapsi vazhdon punon, e përdor njësoj.
