• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Këpucët e bardha të Dea Vierit që do t’i duam këtë verë

July 30, 2026

Koleksioni personal i atleteve të Eminem del në ankand, modelet më të rralla mund të shiten deri në 35 mijë dollarë

July 30, 2026

Nga lidhja me Don Xhonin te jeta familjare, Ariana Lirey ndan një moment të veçantë me djalin e saj

July 30, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»LIFESTYLE»Shtimi i divorceve/ Avokatja: Mbi 7 mijë kërkesa në pak muaj. Jançellari: Duhet menduar mirë
LIFESTYLE

Shtimi i divorceve/ Avokatja: Mbi 7 mijë kërkesa në pak muaj. Jançellari: Duhet menduar mirë

September 15, 2025No Comments3 Mins Read

Rritja e kërkesave për divorc ishte temë e diskutimit në emisionin “Zgjohu me MCN” ku avokatja Aurora Marku, gazetarja Elona Jançellari dhe blogerja Anduela Shehu, ndanë mendimet e tyre.

Ato folën për shkaqet më të shpeshta që çojnë në divorc dhe arsyet nga më të çuditshmet. Avokatja Aurora Marku tha se numri i divorceve që nga pandemia është në rritje të ndjeshme dhe zbuloi se nga 2023 deri në 2024 kishte 1200 zgjidhje martesash. 

Në shtatë mujorin e fundit ishin mbi 7 mijë kërkesë padi për zgjidhje martesash. Përgjithësisht janë martesa të grupmoshave mbi 40 vjeç, pas shumë vitesh martesë. Përveç ekonomisë shkak tjetër është tradhtia. 

Tradhtia është kambanë alarmi për zgjidhjen e martesës. Kjo nuk po ndodh vetëm në kryeqytet, por edhe në zonat rurale.  Më shumë kërkesë padi hapin femrat dhe i bie që janë meshkujt ata që tradhtojnë. Tirana, Durrësi, Elbasani kanë pasur numër të madh divorcesh, por kohëve të fundit është shtuar dhe Lezha.  Ka pasur divorc pse burri nuk i jepte passëordin e rrjeteve sociale. Ka pasur dhe raste divorcesh ku gruaja thoshte pse kunata ime shkon katër herë në vit me pushime dhe ne jo.

Kam pasur një martesë katër ditore në rastin e Fierit që u martuan të dielën dhe të enjten erdhën për divorc. 

Ishin një çift shumë i bukur dhe kishin bashkëjetuar. Ndërmjetësimi dhe seanca e pajtimit nuk funksionon shumë, pasi thonë që e kam vendosur. 

Ndërkohë gazetarja Elona Jançellari shprehet se çështja e divorcit duhet menduar shumë gjatë dhe sidomos kur ke fëmijë.

Ka një thyerje të tabuve dhe mentalitetit lidhur me divorcin. Çiftet që marrin përsipër peshën e një divorci nuk e vuajnë shumë pjesën e paragjykimit. 

Një faktor tjetër që i çon çiftet në divorc, është gjithë kriza që po kalojmë si shoqëri. Globalisht po kalojmë një krizë të madhe që kanë të bëjnë me problemet ekonomike, sociale etj.  Gratë sot janë më të guximshme për të kërkuar një tradhti, se më parë ulnin kokën dhe duronin, kjo ndodh për shkak se sot janë më të fuqizuara. 

Martesa nuk është një lojë kapriçosh, por është një maratonë kur dy të rinj në moshë madhore e marrin këtë vendim. Është një punë e përditshme me shumë sfida.  Që të vijë një divorc, sidomos kur ke fëmijë, duhet të kesh vërtetë një problem madhor. Pasi ti cenon fëmijët, pasardhësit e tu.  E kam menduar shumë gjatë çështjen e divorcit dhe shpesh e krahasoj me një litar të trashë ku çdo ditë këputet një fije deri kur vjen ajo fija e fundit dhe nuk mban më. unë e di se sa dhemb shembja e një familje, sidomos kur ke fëmijë. 

Do i thoja çdo gruaje që ta mendonte shumë mirë, se familja është një gjë shumë e madhe. duhet të ketë vërtetë një arsye madhore që të marrësh një vendim të tillë. 

Kuratorja e imazhit dhe blogerja Andela Shehu shprehet se rrjetet sociale janë një faktor plus që i çojnë çiftet në divorc.

Kur partnerët nuk janë të lumtur, nuk duhet të rrimë me dikë që nuk i bën të lumtur, pasi një jetë kemi.  Kemi dhe rrjetet sociale që shton mundësinë për të njohur persona të rinj dhe rrjedhimisht është shumë më e kollajtë për të rrëshqitur.  Por jo çdo gjë që ndodh me çiftet perfekte në rrjetet sociale është reale. Rrjetet sociale janë dhe një nga faktorët që ndikon në divorc.

 Dhe një person që dyshon mbase është një person që i bën vetë këto gjëra.

Previous ArticleIncesti përçau familjen, sekreti i errët: Babai ka një djalë me vajzën e hallës së tij!
Next Article “E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike”/ Eva Murati thumbon Genar Topallin

Related Posts

Reziston një SHEKULL/Shtëpia me 4 mijë kuti qumështi e pensionistit të varfër habit inxhinierët

July 7, 2026

Nuk flini dot nga vapa? Një pozicion gjumi mund ta bëjë natën shumë më të lehtë

July 7, 2026

Bakllavaja rikthen përplasjen mes Greqisë dhe Turqisë, UNESCO pritet të japë vendimin

July 7, 2026

Pantallonat capri, trendi i kësaj vere: ja VIP-at shqiptare që i kanë veshur

June 19, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Këpucët e bardha të Dea Vierit që do t’i duam këtë verë
  • Koleksioni personal i atleteve të Eminem del në ankand, modelet më të rralla mund të shiten deri në 35 mijë dollarë
  • Nga lidhja me Don Xhonin te jeta familjare, Ariana Lirey ndan një moment të veçantë me djalin e saj
  • Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez pritet të martohen, Portugalia në ethet e ceremonisë së shumëpërfolur
  • Rita Ora flet për sendin që s’e ndan kurrë nga vetja: Jam supersticioze, ne shqiptarët jemi rritur me besëtytni
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

Këpucët e bardha të Dea Vierit që do t’i duam këtë verë

Dea Vieri e nis sezonin e pushimeve me një zgjedhje që përmbledh gjithçka kërkojmë nga…

Koleksioni personal i atleteve të Eminem del në ankand, modelet më të rralla mund të shiten deri në 35 mijë dollarë

July 30, 2026

Nga lidhja me Don Xhonin te jeta familjare, Ariana Lirey ndan një moment të veçantë me djalin e saj

July 30, 2026

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez pritet të martohen, Portugalia në ethet e ceremonisë së shumëpërfolur

July 30, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?