Reperi i njohur, Mozzik, është arrestuar mbrëmjen e së martës në aeroportin e Prishtinës. IndeksOnline raporton se ai është ndaluar pasi kishte hyrë në Kosovë me dy orë të shtrenjta.
Në rrjetet sociale, ditën e sotme, Mozzik ekspozoi një orë të markës së famshme Richard Mille, duke thënë se ia kishte bërë vetes dhuratë para ditëlindjes. Njëra nga orët që bleu reperi karakterizohet nga një kornizë transparente prej safiri kristali dhe një rrip i bardhë elegant. Sipas raportimeve, çmimi i saj kap vlerën e rreth 1.5 milionë eurove.
IndeksOnline bën të ditur se Mozzik i ka borxh Tatimeve në Kosovë mbi 500 mijë euro, ndërsa ka hyrë në vend me një vlerë thuajse trefish më të madhe se borxhi që i ka shtetit.
Dogana ka kërkuar edhe dokumentacion për prejardhjen e të ardhurave me të cilat është blerë ora. Prokurori pritet që së shpejti të marrë një vendim pas ndalimit të reperit.