Pas zërave që kanë qarkulluar javët e fundit në media lidhur me një lidhje të mundshme mes Ledri Vulës dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj, ka ardhur edhe reagimi i parë publik nga Sara Hoxha, ish-partnerja e Ledrit dhe nëna e vajzës së tyre, Poit.
E ftuar në një emision televiziv, Sara u shpreh se lajmet i ka marrë vesh nga mediat, njësoj si publiku, dhe se nuk është në pozicion për t’i mohuar apo pohuar ato.
“Siç i keni lexuar edhe ju në telefon, nëpër media. Me Ledrin kam marrëdhënie shumë prindërore, kujdesemi shumë për Poin. E lexova si gjithë të tjerët. Ai është babai i Poit, i uroj vetëm të mirat. Secili ka jetën e vet. Nuk më takon as t’i mohoj e as t’i pohoj lajmet që shoh në portale kur nuk ia kam haberin fare, por e di që kemi të drejtën të dy të jemi të lumtur. Unë këtë ia uroj Ledrit,” u shpreh ajo.
Sara theksoi se, pavarësisht ndarjes, marrëdhënia e saj me Ledrin është ndërtuar mbi një bashkëprindërim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm, me fokus të plotë tek vajza e tyre.
“Gjëja më e rëndësishme për ne të dy është vajza. Pas gjithçkaje që kemi kaluar, ia kemi dalë të jemi aty për të. Marrëdhënia jonë është prindërore dhe mbi këtë bazohet gjithçka,” shtoi ajo.