• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

7 shenjat e fshehta të kancerit të gjirit që nuk kanë të bëjnë fare me gungat, pasi Jane Fallon zbuloi se nuk kishte asnjë simptomë

March 14, 2026

Bashkëshorti i Elton John flet për vështirësitë e tij shëndetësore: Nuk është e lehtë, por ai po përpiqet të qëndrojë i fortë

March 14, 2026

Kate Middleton zbulon çfarë ka ndryshuar në dietën e saj pas diagnozës së kancerit

March 14, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»TRAVEL»Kreu i Porsche mërzitet nga ‘rrugët e vështira’… hap tunel për të arritur shpejt në qendër të qytetit
TRAVEL

Kreu i Porsche mërzitet nga ‘rrugët e vështira’… hap tunel për të arritur shpejt në qendër të qytetit

October 8, 2025No Comments3 Mins Read

Në vitin 1917, në kulmin e famës së tij, shkrimtari austriak Stefan Zweig bleu një vilë të izoluar dhe romantike mbi malin Kapuzinerberg në Salzburg, të njohur si “Paschinger Schlössl”. Ishte një vend i paqshëm, i papërshtatshëm për makina, një simbol i shpirtit të lirë artistik dhe i përjashtimit nga bota materiale që ai do të braktiste vetëm në vitin 1934, për shkak të valës antisemitiste që shpërtheu me ardhjen e nazizmit në Gjermani. Ky vend do të bëhej më vonë pjesë e veprës së tij më të njohur “Bota e Djeshme”.

Por sot, më shumë se një shekull më vonë, “bota e djeshme” është kthyer në një makth modern. Në vitin 2019, Paschinger Schlössl u ble për 9 milionë euro nga Wolfgang Porsche, 82 vjeç, pasardhës i familjes që zotëron perandorinë Volkswagen dhe Porsche. Ai nisi menjëherë rikonstruksionin e thellë të vilës, e cila po përgatitet si një strehë luksoze për veten dhe bashkëshorten e tij, princeshën Gabriele zu Leiningen (ish-bashkëshortja e Aga Khanit), 20 vite më e re.

Pjesë e këtij transformimi? Një garazh nëntokësor që strehon tetë supermakinat e manjatit. Por pika e kthesës, dhe e skandalit publik, erdhi kur Wolfgang Porsche kërkoi dhe mori leje nga Bashkia e Salzburgut për të ndërtuar një tunel privat që do të lidhte nëntokë vilën me qendrën e qytetit, duke kaluar nën malin Kapuzinerberg, një zonë natyrore e mbrojtur dhe simbol shpirtëror i qytetit.

Arsyeja? Rruga e vetme për në vilë është e vështirë për të ngarë, veçanërisht gjatë dimrit.

Kjo ndërhyrje u prit me zemërim nga banorët. Deri tani, mbi 20 mijë qytetarë kanë firmosur një peticion kundër tunelit, duke e denoncuar si “trajtim preferencial për super të pasurit” dhe “shkelje të paturpshme të drejtësisë sociale”. Një tjetër pikë zemërimi është tarifa qesharake që Porsche ka paguar për përdorimin e tokës publike: vetëm 48 mijë euro për një projekt që shkatërron integritetin e një mjedisi të mbrojtur. Ndërkohë që makineritë e rënda kanë nisur punën në thellësi të malit, skema e tunelit ka kaluar të gjitha filtrat institucionalë: në fillim me votat e partive kryesore në Këshillin Bashkiak, socialdemokratët, të djathtët dhe nacional-liberalët, dhe më pas në shtator edhe në Komisionin Ndërtimor, pavarësisht kundërshtimeve të gjelbrit dhe komunistëve.

Ironia është se pikërisht komunistët janë tashmë forca e dytë politike në Salzburg dhe qeverisin bashkë me socialdemokratët, të cilët mbajnë postin e kryebashkiakut përmes Bernhard Auinger, ish-punonjës i Porsche për 27 vite dhe ish-përfaqësues sindikal në bordin e korporatës. Për këtë arsye, Ai heziton të dalë kundër projektit, duke u justifikuar se “e ka trashëguar” dhe nuk mund të bëjë asgjë.

Qyteti është i ndarë, tensionet janë të larta, dhe trashëgimia kulturore e një prej qyteteve më simbolike të Europës duket se po cënohet në emër të rehatisë së një miliarderi.

Në gjithë këtë zallamahi betoni, tunelesh dhe supermakinash, hija e Stefan Zweig-ut duket se lëviz nga varri. Sepse ai që kërkonte një parajsë larg makinave, tashmë sheh vilën e tij të përlyer nga lakmia moderne – dhe malin që e frymëzoi, të shpohet si të ishte thjesht një pengesë për GPS-in e Porsche-ve.

Previous ArticleTetori rozë/ Kanceri i Gjirit – Simptomat, Llojet, Shkaqet dhe Trajtimi
Next Article I dha veshkën, por Selena nuk e ftoi në dasmë; aktorja: Jam e lumtur se shpëtova një jetë

Related Posts

Turqia ofron 100,000 dollarë për episod për serialet që promovojnë turizmin dhe kulturën e vendit

February 18, 2026

Shkencëtarët zbulojnë diçka alarmuese që rrjedh nga poshtë oqeanit përreth Antarktidës

October 11, 2025

Në përputhje me kërkesën për SUV më të përballueshëm, Land Rover planifikon një version më të vogël të ‘Defender’

September 30, 2025

Mercedes-Benz prezanton mjetin më të ri, zbuloni furgonin që do të keni gjithmonë shtëpinë me vete

September 29, 2025

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • 7 shenjat e fshehta të kancerit të gjirit që nuk kanë të bëjnë fare me gungat, pasi Jane Fallon zbuloi se nuk kishte asnjë simptomë
  • Bashkëshorti i Elton John flet për vështirësitë e tij shëndetësore: Nuk është e lehtë, por ai po përpiqet të qëndrojë i fortë
  • Kate Middleton zbulon çfarë ka ndryshuar në dietën e saj pas diagnozës së kancerit
  • “Nuk duam të shfaqemi kudo”/ Romanca me Capital T, Adrola Dushi ndan detaje nga jeta e saj personale
  • Ema Andrea përplaset me Monika Kryemadhin: Artistët nuk janë kacidhe, politikanët po
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
LIFESTYLE

7 shenjat e fshehta të kancerit të gjirit që nuk kanë të bëjnë fare me gungat, pasi Jane Fallon zbuloi se nuk kishte asnjë simptomë

JANE Fallon zbuloi dje se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit. Autorja 65-vjeçare e librave…

Bashkëshorti i Elton John flet për vështirësitë e tij shëndetësore: Nuk është e lehtë, por ai po përpiqet të qëndrojë i fortë

March 14, 2026

Kate Middleton zbulon çfarë ka ndryshuar në dietën e saj pas diagnozës së kancerit

March 14, 2026

“Nuk duam të shfaqemi kudo”/ Romanca me Capital T, Adrola Dushi ndan detaje nga jeta e saj personale

March 14, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?