• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Publikimi i fotove private, Princi William dhe Princesha Kate fitojnë gjyqin me revistën franceze
SHOW BIZ

Publikimi i fotove private, Princi William dhe Princesha Kate fitojnë gjyqin me revistën franceze

October 31, 2025No Comments2 Mins Read

Princi William dhe Princesha Catherine kanë fituar një çështje gjyqësore për shkelje të privatësisë ndaj revistës franceze Paris Match, pasi kjo e fundit publikoi fotografi paparaci të çiftit dhe fëmijëve të tyre gjatë një pushimi familjar privat në Alpe.

Sipas një njoftimi nga Pallati Kensington, çifti mbretëror kishte ndërmarrë veprime ligjore në prill, menjëherë pas botimit të fotove në revistën franceze, ku ata shfaqeshin së bashku me fëmijët – Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis – duke shijuar pushimet e tyre në borë dhe duke u relaksuar në ballkonin e chalet-it.

Gjykata franceze vendosi se përmbajtja e Paris Match “kishte cënuar të drejtën e respektit ndaj jetës private dhe imazhit” të Princit dhe Princeshës së Uellsit dhe fëmijëve të tyre. Revista, në pronësi të grupit luksoz francez LVMH, u detyrua të publikonte njoftimin gjyqësor dhe të paguante shpenzimet ligjore të çiftit.

Në një deklaratë, zëdhënësi i Pallatit Kensington theksoi se vendimi “pohon të drejtën e Familjes Mbretërore për jetën private, pavarësisht detyrimeve publike”. Ai shtoi se Princi dhe Princesha janë të vendosur të mbrojnë jetën private të fëmijëve të tyre dhe nuk do të ngurrojnë të ndërmarrin hapa të ngjashëm në të ardhmen.

Ky është rasti i dytë që William dhe Catherine fitojnë ndaj një media franceze. Në vitin 2017, ata morën dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh pasi revista Closer publikoi foto topless të Princeshës gjatë pushimeve në Provence në vitin 2012 – një rast që gjithashtu u cilësua si shkelje e rëndë e privatësisë.

 

Previous ArticleFenomen në internet: Numri “67” shpallet fjala e vitit, ja çfarë do të thotë
Next Article “Orion Construction- 25 vite që ndërton standardin e ri të cilësisë në Shqipëri”

Related Posts

Ana e jashtëzakonshme e Elizabeth Taylor: Falte dashuri për pacientët me AIDS kur bota i braktiste

November 11, 2026

Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare, kësaj radhe me një qafore të artë

November 11, 2026

“Po humbisja kontaktin me realitetin”, Françeska rrëfen periudhën e vështirë

November 11, 2026

Ish-banorja e BBVA 5 së shpejti në televizion? Brikena Selmani hedh dyshime

November 11, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Ana e jashtëzakonshme e Elizabeth Taylor: Falte dashuri për pacientët me AIDS kur bota i braktiste
  • Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare, kësaj radhe me një qafore të artë
  • Balenciaga bën histori, për herë të parë një grua merr drejtimin e shtëpisë së modës
  • “Po humbisja kontaktin me realitetin”, Françeska rrëfen periudhën e vështirë
  • Ish-banorja e BBVA 5 së shpejti në televizion? Brikena Selmani hedh dyshime
Don't Miss
SHOW BIZ

Ana e jashtëzakonshme e Elizabeth Taylor: Falte dashuri për pacientët me AIDS kur bota i braktiste

Aktorja legjendare Elizabeth Taylor u angazhua fuqishëm në luftën kundër AIDS-it, në një kohë kur…

Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare, kësaj radhe me një qafore të artë

November 11, 2026

Balenciaga bën histori, për herë të parë një grua merr drejtimin e shtëpisë së modës

November 11, 2026

“Po humbisja kontaktin me realitetin”, Françeska rrëfen periudhën e vështirë

November 11, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?