Publiku është shumë kurioz që të dijë se kur do të nisë edicioni i pestë i “Big Brother Vip”. Madje kanë nisur që tani aludimet se kush mund të jenë disa nga personazhet e njohur që mund të futen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
I ftuar së fundmi në “Zgjohu me MCN”, ish-banori i “Big Brother”, Elton Tozaj ka treguar disa emra që sipas burimeve të tij do të jenë pjesë e “BBV5”. Ndër to Eltoni ka përmendur: Ronela Hajatin, Dorina Memën, Lore dhe Kostana Morava.
Lore do jetë në “BBV”, Ronela Hajati, është edhe Kostana, Dorina Mema, nëse Ronela do jetë nuk besoj se do ketë ndonjë personazh tjetër që do bëjë aq bujë sa ajo.
