• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Fitoi 100 mijë euro, por ja sa do të marr me vete në shtëpi Selin

April 22, 2026

“Ik se na kë çarë…”/ Plas sherri mes Ermiona Lekbellos dhe Soni Malajt! Fermerja: Ta ka bërë mirë Jonida Maliqi!

April 22, 2026

E papritur! Hati dhe fituesi i reality show-t në një romancë sekrete në Itali?

April 22, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Parashqevi Simaku mesazh prekës për të birin: Edhe nëse më mohon, unë do të jem gjithmonë nëna jote
SHOW BIZ

Parashqevi Simaku mesazh prekës për të birin: Edhe nëse më mohon, unë do të jem gjithmonë nëna jote

November 12, 2025No Comments2 Mins Read

Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku ka prekur ndjekësit me një rrëfim të ndjerë në rrjetet sociale, ku ka ndarë dhimbjen për mungesën e të birit, Luka, me të cilin thotë se nuk është takuar prej më shumë se 11 muajsh.

Në postimin emocional, artistja tregon se gjatë kësaj kohe ka folur me të vetëm tri herë në telefon, por fjalët e tij i janë dukur të ftohta, “si të drejtuara ndaj një të huaji”. “Edhe ato tre herë që kemi folur në telefon, fjala jote ishte e ftohtë, si e drejtuar ndaj një të huaji, jo ndaj nënës që do jepte jetën për ty. E megjithatë, çdo fjalë e jotja, sado e largët, për mua kishte peshën e botës,” — shkruan ajo.

Parashqevia thekson se, pavarësisht distancës dhe ftohtësisë që është krijuar mes tyre, ajo nuk e gjykon dhe nuk i mban inat të birit, por e do në heshtje, si çdo nënë.

Postimi i plotë

Luke, biri im… më dhemb çdo ditë kur nuk të kam pranë. Kanë kaluar 11 muaj që nuk të kam parë, dhe kjo erdhi pas gati një dekade që nuk e kemi parë njëri-tjetrin.

Çdo ditë pa ty është një plagë që nuk shërohet. Rrethanat na ndanë, jo dashuria. Ndoshta jeta nuk na la mundësi të qëndronim bashkë, por të dish se unë do të jetoja me ty edhe në gjemba, vetëm të ishim pranë njëri-tjetrit. Edhe ato tre herë që kemi folur në telefon, fjala jote ishte e ftohtë, si e drejtuar ndaj një të huaji, jo ndaj nënës që do jepte jetën për ty. E megjithatë, çdo fjalë e jotja, sado e largët, për mua kishte peshën e botës.

Ende kujtoj momentin kur më përqafove — ishte sikur bota ndaloi për pak çaste. Aty ndjeva se gjithçka kishte kuptim, se çdo vuajtje bëhej më e lehtë kur të kisha afër. Nuk të mbaj inat, as nuk të gjykoj. Vetëm të dua, në heshtje, siç di ta dojë një nënë. Edhe nëse më mohon, unë do të jem gjithmonë nëna jote, Luke — ajo që të pret, që të fal, dhe që s’pushon kurrë së dashuruari.

Mos harro, biri im, një ditë edhe ti do të bëhesh prind. Atëherë do ta kuptosh se çfarë ndjen një nënë, se sa shumë do të kalonte oqeane dhe vite të tëra vetëm që fëmija i saj të ishte i lumtur.

Previous ArticleTrendi më i ri në rrjete/ Fraza magjike që gjeneron pamje dimri me AI
Next Article Dy festa të ndara për Amen/ Xhensila dhe Besi nuk festuan bashkë për 2-vjetorin e djalit

Related Posts

Fitoi 100 mijë euro, por ja sa do të marr me vete në shtëpi Selin

April 22, 2026

“Ik se na kë çarë…”/ Plas sherri mes Ermiona Lekbellos dhe Soni Malajt! Fermerja: Ta ka bërë mirë Jonida Maliqi!

April 22, 2026

E papritur! Hati dhe fituesi i reality show-t në një romancë sekrete në Itali?

April 22, 2026

‘Më tha do të të zhduk, dëshmitarë ishin edhe Arbri dhe Monika’, Ilir Vrenozi tregon përplasjen me Mirin

April 22, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Fitoi 100 mijë euro, por ja sa do të marr me vete në shtëpi Selin
  • “Ik se na kë çarë…”/ Plas sherri mes Ermiona Lekbellos dhe Soni Malajt! Fermerja: Ta ka bërë mirë Jonida Maliqi!
  • E papritur! Hati dhe fituesi i reality show-t në një romancë sekrete në Itali?
  • ‘Më tha do të të zhduk, dëshmitarë ishin edhe Arbri dhe Monika’, Ilir Vrenozi tregon përplasjen me Mirin
  • Beatrix Ramosaj rikthen flokët bjonde, ndryshimi nuk kalon pa u vënë re
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

Fitoi 100 mijë euro, por ja sa do të marr me vete në shtëpi Selin

Një finale e shumëpritur dhe e mbushur me emocione të forta ka kurorëzuar Selin si…

“Ik se na kë çarë…”/ Plas sherri mes Ermiona Lekbellos dhe Soni Malajt! Fermerja: Ta ka bërë mirë Jonida Maliqi!

April 22, 2026

E papritur! Hati dhe fituesi i reality show-t në një romancë sekrete në Itali?

April 22, 2026

‘Më tha do të të zhduk, dëshmitarë ishin edhe Arbri dhe Monika’, Ilir Vrenozi tregon përplasjen me Mirin

April 22, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?