Në episodin e fundit të “Grida Duma Podcast”, analisti Arjan Curri ka folur hapur për një temë tepër personale: mundësinë e të bërit baba. Diskutimi mori një kthesë të papritur kur u premtua vendimi i tij mbi prindërimin dhe marrëdhënien me një kolege.
Curri zbuloi se është i gatshëm të bëhet baba, por vetëm brenda një marrëveshjeje të qartë me partneren e ardhshme:
Grida Duma: “Nuk do ta provosh fare të bësh fëmijë?”
Arjan Curri: “Tek fëmija nuk duhet të bësh shaka. Në qoftë se tek këto të tjerat ka falje…”.
Grida Duma: “Domethënë ti le në gjendje që nuk bëhesh baba fare?”
Arjan Curri: “Po, ose do bëhem me marrëveshje.”
Grida Duma: “Të tipit?”
Arjan Curri: “Jam duke folur me një kolegen time, e cila akoma nuk po pranon që të bëj një fëmijë me të dhe të kujdesem për fëmijë në distancë.”
Ky rrëfim i hapur ka ngjallur kuriozitet të madh tek ndjekësit, duke nxitur spekulime mbi identitetin e koleges dhe planet e tij për t’u bërë baba.
