• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»Uncategorized»A duhet t’i lejoni fëmijët tuaj që të bëjnë make-up?! / Çfarë duhet t’i mësojmë vajzave?
Uncategorized

A duhet t’i lejoni fëmijët tuaj që të bëjnë make-up?! / Çfarë duhet t’i mësojmë vajzave?

November 21, 2025No Comments3 Mins Read

Nëse ndonjëherë vajza juaj 4-vjeçare ka kërkuar me ngulm të lyejë buzët apo ka ngulur këmbë të marrë penelin tuaj, mos u shqetëso nuk është sinjal alarmi. Sipas psikologëve, është diçka krejt normale, madje shpeshherë e dobishme për zhvillimin e saj. Kathryn Keough, thotë se shpesh prindërit e shqetësuar e pyesin nëse është “problem” që vajza e tyre ka fiksim të lyhet me make up-in e mamasë së saj. Sipas psikologes, kjo sjellje është një pjesë shumë e zakonshme e zhvillimit identitar dhe emocional te fëmijët.

Pse nuk është problem nëse fëmijët duan të luajnë me make-up

Kënaqësia që fëmijët gjejnë te rrobat me xixa, princeshat, buzëkuqi apo lodrat që imitojnë produkte grimi nuk duhet parë si “kërcënim”. Është thjesht një mënyrë për të eksploruar veten. Që në moshën 6 muajshe, fëmijët fillojnë të ndërgjegjësohen për pamjen e tyre. Në moshën 18 muajshe, ata tashmë arrijnë të njohin veten në pasqyrë dhe nisin të imitojnë të rriturit përmes lojës. Një vogëlushe që lyen buzët apo që i kërkon mamit parfumin, është thjesht duke u angazhuar në një proces imagjinate dhe formimi të vetes.

Make-up-i si lojë, jo si standard bukurie

Psikologia thekson se loja me produkte që lidhen me pamjen është një pjesë e rëndësishme e zhvillimit të identitetit. Të shtiresh sikur lyhesh, ose edhe të përdorësh produkte të padëmshme nën mbikëqyrje, i ndihmon fëmijët të ndërtojnë koordinimin motorik, të ndjekin rendin logjik (hap kapakun, lyej, mbyll) dhe të zhvillojnë krijimtarinë. Nëse ndalojmë rreptësisht këto lojëra, rrezikojmë t’u japim vajzave mesazhin se interesi i tyre për “gjërat e vajzave” është i pavlerë, madje i dëmshëm. Ndërkohë që askush nuk bën bujë kur djemtë luajnë me makina, shkumë rroje apo mjete ndërtimi.

Po rreziku i kimikateve?

Sigurisht, jo çdo produkt make-up-i është i përshtatshëm për lëkurën e ndjeshme të fëmijëve. Disa produkte të famshme në TikTok përmbajnë përbërës si retinoli që mund të jenë të rrezikshëm për lëkurën e re. Një studim nga Universiteti Columbia (2023) paralajmëroi për kimikate të dëmshme në produktet e kujdesit personal që përdoren nga fëmijët. Por, siç theksojnë ekspertët, është një gjë të jesh i kujdesshëm me përbërjen e produkteve, dhe një tjetër të ndalosh çdo lloj loje që ka lidhje me make up-in. Reagimi i tepruar mund të shkurajojë eksplorimin natyror që fëmijët kanë për botën dhe veten.

Vajzat nuk lyejnë buzët për t’u pëlqyer djemve

Ideja se vajzat duan të përdorin make-up që në vogëli për të rënë në sy apo për t’u pëlqyer djemve është thjesht një mit. Gratë vendosin buzëkuq për të shprehur stilin, për të fituar vetëbesim, për arsye kulturore dhe këtë mund ta shohim edhe te figura publike si Alexandria Ocasio-Cortez, e cila ka thënë hapur që buzëkuqi e bën të ndihet më e fuqishme.

Mesazhi i vërtetë për prindërit?

Në vend që t’i ndaloni fëmijët të luajnë me make-up, më mirë ndihmojini të kuptojnë që pamja është vetëm një pjesë e asaj që janë. Jepuni mundësinë të eksplorojnë, të imitojnë, të krijojnë qoftë kjo edhe me një lodër buzëkuqi. Në fund të fundit, zhvillimi i një ndjenje kontrolli mbi trupin dhe paraqitjen është thelbësor për mirëqenien e tyre emocionale. Dhe nëse sot është buzëkuqi, nesër mund të jetë vendimi për t’u bërë shkencëtare, artiste, apo politikane.

Previous ArticleMënyra e duhur për të stiluar çizmet Ugg, sipas modeleve
Next Article Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

Related Posts

Fation Kuqari nuk fshihet më, publikon fotot romantike me partneren e re

November 10, 2026

EGC INVESTMENT –

November 7, 2026

“13 kilogramë më pak në vetëm 8 ditë”, Xhuli tregon ndryshimet në trup pas lindjes së binjakëve

October 9, 2026

Parashqevi Simaku feston sot 60 vjetorin, mesazhi prekës: Dua të kthehem edhe një herë në Kavajën time

September 1, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Leonora Rexha Consulting Group – Nga konsulenca te investimet ndërkombëtare
  • Hani i Çepit – Larg zhurmës, pranë natyrës
  • VVSH Construction- Aty ku projektet marrin jetë
  • 148 dollarë për disa kapëse flokësh? Kalendari i Kim Kardashian shkakton zemërim
  • Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z
Don't Miss
TREND BUSINESS

Leonora Rexha Consulting Group – Nga konsulenca te investimet ndërkombëtare

Leonora Rexha Consulting Group sjell nën një emër disa fusha të rëndësishme ekspertize, duke ofruar…

Hani i Çepit – Larg zhurmës, pranë natyrës

November 10, 2026

VVSH Construction- Aty ku projektet marrin jetë

November 10, 2026

148 dollarë për disa kapëse flokësh? Kalendari i Kim Kardashian shkakton zemërim

November 10, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?