Talentja e muzikës shqiptare, Luna Çausholli, vjen këtë vit në Festivalin e Këngës me një projekt artistik të ri.
Me një zë të brishtë, por të fuqishëm, Luna sjell mesazhin se muzika nuk njeh kufij, ndërkohë që u bën ftesë të huajve të vizitojnë Shqipërinë:
“Dielli im do shkrijë kufijtë, hajde zemër, bukë e kripë e dashuri! Hajde zemër në Shqipëri.”
Kënga e saj mban firmën e një ekipi të përzgjedhur krijuesish: mamasë së saj, gazetares Ermira Çausholli, ndërsa kompozimi është realizuar nga Kledi Bahiti dhe Luna Çausholli.
Me interpretimin e saj origjinal dhe stilin e veçantë, Luna pritet të jetë një nga surprizat më të bukura të këtij edicioni të festivalit.
