• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Këpucët tullë më të çuditshme që keni parë! Bashkëpunim mes Lego dhe Crocs

January 28, 2026

75 mln $ e 70 VIP-a në Shtëpinë e Bardhë, dokumentari për Melania Trump “tërbon” amerikanët

January 28, 2026

“I miss you…”, Lore rrëmben vëmendjen e publikut me paraqitjen e saj në “BBV5”

January 28, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Nëna e Shpatit: Vitin e fundit nuk ka qenë i qetë!
SHOW BIZ

Nëna e Shpatit: Vitin e fundit nuk ka qenë i qetë!

December 2, 2025No Comments2 Mins Read

Në Akademinë Përkujtimore të mbajtur sot në Çair, nëna e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Gjylymsere Kasapi, ka prekur zemrat e të gjithë të pranishmëve me fjalët e saj të ndjera. Ajo e nisi fjalimin duke falënderuar mikun e familjes, kryetarin e sapozgjedhur të Çairit, Izet Mexhitin, për organizimin e këtij nderimi.

“Faleminderit zotëri Izet Mexhiti, miku im, që organizove këtë eveniment për nder të humbjes së madhe të shpirtit tim, gjysmës së shpirtit tim, Shpatit,” tha ajo mes dëshpërimit.

Pavarësisht karrierës së gjatë në arsim, Gjylymsere Kasapi rrëfeu se përballë kësaj humbjeje, fjalët i kishin humbur peshën. “Sot do thoni pse nuk jam në gjendje të flas. 22 vjet kam ligjëruar, por sot ndjej një emocion që kurrë në jetë nuk e kam ndjerë. Dhe e dinë të gjitha nënat që e kanë humbur fëmijën e vet.”

Në mesin e dhimbjes, ajo u shpreh krenare për dashurinë masive që publiku kishte për djalin e saj. “Në një aspekt tjetër, jam shumë krenare dhe e lumtur që paskam lindur një djalë, jo vetëm i imi, por i të gjithë juve. Ju e paskeni dashur dhe unë nuk e kam ditur që e keni dashur kaq shumë.”

Momentet më prekëse ishin ato kur Gjylymsere zbuloi se vitin e fundit të jetës së Shpatit nuk kishte qenë i lehtë për familjen. “Le të prehet në paqe. Le të jetë i qetë atje, pasi vitin e fundit nuk ka qenë i qetë. Kjo ka qenë parandjenjë e gjithë neve që jemi shqetësuar si familje.”

Në fund, ajo bëri një lutje prekëse për anëtarët e tjerë të familjes, duke thënë: “E lus Zotin, me lutjet e mia më të fuqishme që të më ruajë fëmijët e tjerë, dritat e syve: Albinin, Jehonën, nipërit, mbesat, Roelin dhe Selvijen, që do më mbajnë të gjallë nëse jam në jetë tutje. Le të prehet në lulet e xhenetit.”

Shpat Kasapi u përcoll për në banesën e fundit të dielën në Tetovë, duke lënë pas një trashëgimi të pasur muzikore dhe një familje të pikëlluar.

Previous ArticleMagic Ice- Freskia dhe shija e vërtetë
Next Article Luna Çausholli ngjitet në skenën e Festivalit të 64-t të RTSH me këngën “Pa kufij”

Related Posts

75 mln $ e 70 VIP-a në Shtëpinë e Bardhë, dokumentari për Melania Trump “tërbon” amerikanët

January 28, 2026

“I miss you…”, Lore rrëmben vëmendjen e publikut me paraqitjen e saj në “BBV5”

January 28, 2026

Hapet zarfi i dytë i zi, Keijsi largohet nga shtëpia për thyerje të rregullave

January 28, 2026

“Mos e hap këtë temë” – DJ Gimbo ndalon Rogertin pasi përmendi vdekjen e vëllait të Gjestit

January 27, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Këpucët tullë më të çuditshme që keni parë! Bashkëpunim mes Lego dhe Crocs
  • 75 mln $ e 70 VIP-a në Shtëpinë e Bardhë, dokumentari për Melania Trump “tërbon” amerikanët
  • “I miss you…”, Lore rrëmben vëmendjen e publikut me paraqitjen e saj në “BBV5”
  • Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin
  • Hapet zarfi i dytë i zi, Keijsi largohet nga shtëpia për thyerje të rregullave
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
FASHION

Këpucët tullë më të çuditshme që keni parë! Bashkëpunim mes Lego dhe Crocs

LEGO dhe Crocs kanë befasuar fansat me një bashkëpunim të ri dhe jashtëzakonisht të pazakontë,…

75 mln $ e 70 VIP-a në Shtëpinë e Bardhë, dokumentari për Melania Trump “tërbon” amerikanët

January 28, 2026

“I miss you…”, Lore rrëmben vëmendjen e publikut me paraqitjen e saj në “BBV5”

January 28, 2026

Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

January 28, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?