Pas ditëve të fundit ku afërsia mes Benitës dhe Toneyt është rritur dukshëm, dinamika mes tyre në Big Brother VIP Kosova duket se ka kaluar në një fazë shumë më intime.
Në orët e para të mëngjesit, kamerat kanë kapur skena të nxehta në dhomën e gjumit, ku Toney shfaqet mjaft i papërmbajtur ndaj Benitës. Ai qëndron mbi të, e përqafon dhe i rri shumë afër, ndërsa të dy janë pjesërisht të mbuluar nga jorgani duke lënë shumë për t’u imagjinuar.
Por Benita nuk ka hequr dorë nga kujdesi për imazhin e saj përpara publikut.
Në një moment kritik, ajo i drejtohet Toneyt me një paralajmërim të qartë:
“Mos bëj gjeste, se keqinterpretohesh.”
Kjo fjali ka ndezur menjëherë dyshimet se çfarë po ndodhte realisht nën jorgan, duke bërë që klipi të shpërndahet me shpejtësi në rrjete sociale dhe të rikthejë sërish çiftin në qendër të vëmendjes.
