Escape Premium Club është destinacioni ku jeta e natës në Tiranë merr një tjetër dimension. I vendosur pranë Teg, një zonë strategjike dhe moderne në periferi të kryeqytetit, klubi kombinon luksin dhe rehatinë, duke krijuar një ambient ku dritat sofistikuese, muzika e përzgjedhur dhe hapësirat VIP bashkohen për të ofruar një eksperiencë të paharrueshme. Çdo natë këtu është një ftesë për të përjetuar energjinë e momentit dhe performanca live që e bëjnë Escape Premium Club një nga destinacionet më të spikatura për argëtim në qytet.
Escape Premium Club ofron një gamë të gjerë shërbimesh për klientët, duke përfshirë bare me pije ekskluzive, evente, performanca muzikore live dhe mundësi rezervimi të hapësirave private. Çdo natë këtu është e veçantë, sepse klubi fton artistët më në zë të momentit të tregut muzikor, duke sjellë performanca që e bëjnë ambientin energjik.
Ndaj, për një kohë kaq të shkurtër, Escape Premium Club është kthyer në një pikë referimi të jetës së natës në Tiranë, një destinacion ku luksi, muzika dhe atmosfera ekskluzive bashkohen për të krijuar eksperienca të paharrueshme.
