Në një botë ku shija, detaji dhe eksperienca bëjnë diferencën, Alehandro Group ka ndërtuar prej vitesh një identitet që shkon përtej importit të verërave. Është një histori pasioni për cilësinë, kulturën dhe artin e të shijuarit, ku çdo shishe nuk përfaqëson thjesht një produkt, por një moment, një rrëfim dhe një standard të lartë jetese.
E themeluar në vitin 2001, Alehandro Group është kompania e parë në Shqipëri e dedikuar ekskluzivisht importit dhe distribuimit të verërave fine. Me një vizion të qartë dhe zgjedhje të kuruara me kujdes, kompania ka ndërtuar partneritete me shtëpi prestigjioze ndërkombëtare, duke sjellë në tregun shqiptar bashkëpunime nga rajonet më të famshme të verës në botë, përfshirë Itali, Francë dhe më gjerë.
Përtej distribuimit, Alehandro Group ka investuar fort në edukimin e kulturës së verës, duke krijuar Alehandro Academy,një hapësirë formimi për profesionistë dhe dashamirës të verës. Degustimet, masterclasset dhe eventet kanë kthyer kompaninë në një pikë referimi për ata që kërkojnë të kuptojnë dhe të përjetojnë verën në mënyrë autentike dhe profesionale.
Sot, Alehandro Group operon jo vetëm në Shqipëri, por edhe në tregjet e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, duke dëshmuar një zgjerim të qëndrueshëm rajonal, ndaj vazhdon të mbetet një emër që lidhet ngushtë me elegancën, besueshmërinë dhe përvojat premium. Një markë që nuk shet vetëm verëra dhe shampanja, por ndërton lidhje emocionale me klientët e saj, duke e kthyer çdo moment shijimi në një eksperiencë të paharrueshme.
