Showbizi shqiptar është tronditur sërish këtë fundjavë nga një tjetër episod që ka ndezur rrjetin. Në qendër të vëmendjes janë aktori i njohur Laert Vasili dhe modelja Serena Sula, një dyshe që po prodhon tituj dhe polemika njëri pas tjetrit.
Zanafilla e gjithë zhurmës ishte një deklaratë e bujshme e Serenës vetëm pak ditë më parë, kur gjatë një interviste ajo bëri të ditur se është në pritje të ëmbël, duke lënë të kuptohet se babai i fëmijës mund të jetë pikërisht Laert Vasili. Por historia nuk u ndal me kaq.
Në rrjete sociale qarkulloi një video që ka ndezur debat të fortë. Pamjet tregojnë një moment mjaft intim mes aktorit dhe modeles, duke i hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit të aludimeve. Në video, Serena Sula shfaqet pranë Vasilit me lëvizje provokuese, ndërsa aktori duket se nuk i reziston situatës, duke e goditur me shuplakë në të pasme – një moment që ka shkaktuar reagime të shumta dhe të ndara në publik.
Ende mbetet e paqartë nëse kemi të bëjmë me një afrimitet real apo me një skenar të menduar për vëmendje mediatike.

