• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Krijuesi i “Star Wars” bën një deklaratë të fortë për ndikimin që Inteligjenca Artificiale do të ketë në të ardhmen e Hollywood-it!

July 20, 2026

Bora Zemani mahnit me paraqitjen verore, publikon poza atraktive nga deti

July 20, 2026

Ori Nebiaj: Arbana Osmanin e kam përjashtuar nga jeta ime

July 20, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»LIFESTYLE»Shkencëtarët zbulojnë sekretin e pazakontë që mban Bermudën mbi ujë, do t’ju habisë!
LIFESTYLE

Shkencëtarët zbulojnë sekretin e pazakontë që mban Bermudën mbi ujë, do t’ju habisë!

December 18, 2025No Comments2 Mins Read

Një zbulim i ri shkencor po rishkruan historinë gjeologjike të Bermudës dhe po ofron një shpjegim të qartë për një enigmë që ka intriguar studiuesit prej dekadash: pse ishulli nuk u fundos edhe pse vullkanet e tij janë shuar prej miliona vitesh.

Sipas një studimi të publikuar në revistën Geophysical Research Letters, shkencëtarët kanë identifikuar një strukturë të pazakontë shkëmbore nën shtratin e oqeanit, e cila vepron si një “mbështetje natyrore” për Bermudën. Në kushte normale, ishujt vullkanikë fillojnë të zhyten gradualisht pasi aktiviteti magmatik ndalon dhe pllaka tektonike largohet nga burimi i nxehtësisë së mantelit.

Në rastin e Bermudës, kjo rënie nuk ka ndodhur. Studiuesit zbuluan një shtresë shkëmbore rreth 20 kilometra të trashë, më pak të dendur se materialet përreth, e vendosur midis kores oqeanike dhe mantelit. Një strukturë e tillë nuk është vërejtur më parë në zona të ngjashme.

Ekipi kërkimor, i drejtuar nga sizmiologu William Frazer, analizoi valët sizmike të 396 tërmeteve të largëta. Këto valë, duke kaluar nëpër Tokë, u shfrytëzuan për të krijuar një imazh të detajuar të shtresave shkëmbore deri në rreth 50 kilometra thellësi nën ishull. Pamjet zbuluan një “shtesë” shkëmbore që ndryshon nga struktura tipike e kores oqeanike.

Bermuda ndodhet mbi një ngritje oqeanike, ku shtrati i detit është rreth 500 metra më i lartë se zonat përreth. Sipas studiuesve, shpërthimet e fundit vullkanike, rreth 31 milionë vite më parë, mund të kenë shtyrë materiale nga manteli drejt kores, të cilat u ftohën dhe u ngurtësuan, duke krijuar këtë shtresë mbajtëse.

Zbulimi sugjeron se ishulli ka mbetur i ngritur falë kësaj strukture të brendshme, pavarësisht mungesës së aktivitetit vullkanik për miliona vite. Ndërkohë, shkencëtarët theksojnë se nuk ka shenja të rrezikut vullkanik aktiv nën Bermudë.

Ky studim jo vetëm që hedh dritë mbi formimin e Bermudës, por sfidon edhe modelet tradicionale mbi mënyrën se si evoluojnë ishujt vullkanikë në kohë, duke treguar se nën sipërfaqe mund të fshihen mekanizma shumë më kompleksë sesa mendohej më parë.

Previous ArticlePostoi një meme në rrjete sociale me fjalimin e Trump, arrestohet ish-oficeri i policisë: Do të ngre padi për shkelje të të drejtave
Next Article E thonë studiuesit: Ecja e shpejtë mund të ngadalësojë procesin biologjik të plakjes

Related Posts

Reziston një SHEKULL/Shtëpia me 4 mijë kuti qumështi e pensionistit të varfër habit inxhinierët

July 7, 2026

Nuk flini dot nga vapa? Një pozicion gjumi mund ta bëjë natën shumë më të lehtë

July 7, 2026

Bakllavaja rikthen përplasjen mes Greqisë dhe Turqisë, UNESCO pritet të japë vendimin

July 7, 2026

Pantallonat capri, trendi i kësaj vere: ja VIP-at shqiptare që i kanë veshur

June 19, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Krijuesi i “Star Wars” bën një deklaratë të fortë për ndikimin që Inteligjenca Artificiale do të ketë në të ardhmen e Hollywood-it!
  • Bora Zemani mahnit me paraqitjen verore, publikon poza atraktive nga deti
  • Ori Nebiaj: Arbana Osmanin e kam përjashtuar nga jeta ime
  • Iu bë “gjyq publik” për dhunën ndaj ish-partneres modele, Fero shpallet i pafajshëm: Falenderoj Arbenitën, meritoj kërkim-falje nga të gjithë
  • Në mes yjeve që pushtuan tribunat VIP, Dua Lipa dhe Callum Turner “rrëmbejnë” vëmendjen në finalen e Botërorit
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

Krijuesi i “Star Wars” bën një deklaratë të fortë për ndikimin që Inteligjenca Artificiale do të ketë në të ardhmen e Hollywood-it!

George Lucas është shprehur se për profesionistët e industrisë së filmit është e kotë të…

Bora Zemani mahnit me paraqitjen verore, publikon poza atraktive nga deti

July 20, 2026

Ori Nebiaj: Arbana Osmanin e kam përjashtuar nga jeta ime

July 20, 2026

Iu bë “gjyq publik” për dhunën ndaj ish-partneres modele, Fero shpallet i pafajshëm: Falenderoj Arbenitën, meritoj kërkim-falje nga të gjithë

July 20, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?