• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Fustani i hollë i viteve ’90 është trendi i pranverës 2026 që konfirmon freskinë e përjetshme të minimalizmit

January 26, 2026

“Kush ta ka bërë jetën traumë, mami apo babi”, moment shokues në “BBV5”

January 26, 2026

“Kujdes mikrofonin”/ Sfida e rrezikshme e “BBV”, 7 orë me këmbët në ujë me akull dhe gjakderdhja që u fsheh nga kamerat

January 26, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»“Kujdes mikrofonin”/ Sfida e rrezikshme e “BBV”, 7 orë me këmbët në ujë me akull dhe gjakderdhja që u fsheh nga kamerat
SHOW BIZ

“Kujdes mikrofonin”/ Sfida e rrezikshme e “BBV”, 7 orë me këmbët në ujë me akull dhe gjakderdhja që u fsheh nga kamerat

January 26, 2026No Comments2 Mins Read

Ajo që u paraqit si një lojë brenda Big Brother VIP Albania, u shndërrua në një skenë shqetësuese që ngre pikëpyetje serioze për kufijtë e këtij formati. Sfida e ideuar nga Lori Caffe konsistonte në mbajtjen e këmbëve në një enë të mbushur vazhdimisht me ujë dhe akull. Kush rezistonte më gjatë, fitonte. Në letër, një provë durimi. Në praktikë, një eksperiment ekstrem mbi trupin e njeriut.

Shumë prej banorëve nuk arritën ta përballonin dhe e ndërprenë sfidën më herët, për shkak të dhimbjes dhe pamundësisë fizike. Pesë prej tyre, Brikena, Artan, Mal, Rogert dhe Anxhelo, vendosën të shkonin deri në fund, duke qëndruar plot 7 orë me këmbët në ujë me akull. Në atë pikë, sfida kishte kaluar çdo kufi normal dhe kishte hyrë në territorin e rrezikut serioz shëndetësor.

Pas përfundimit të sfidës, një nga banorët, Artan Kola, pati gjakderdhje nga këmbët. Lëkura ishte çarë dhe dëmtimin mund ta merrnim me mend.  Vetë banorët ishin ata që nisën të komentonin gjakderdhjen e tij. Por çfarë shtoi shqetësimet është mënyra se si kjo ngjarje u menaxhua brenda shtëpisë, nda produksioni. Banorët nuk u lejuan ta diskutonin hapur atë që kishte ndodhur. Kamerat u shmangën. Në një moment, teksa Stelina po përmendte faktin që Artanit po i dilte gjak nga këmbët, ndërhyrja ishte e drejtpërdrejt: “kujdes mikrofonin”.

Mbajtja e këmbëve në ujë me akull për një kohë kaq të gjatë sjell pasoja shumë të rënda.

Ekspozimi ekstrem ndaj të ftohtit ngadalëson qarkullimin e gjakut deri në pikën ku indet fillojnë të dëmtohen dhe të vdesin, duke rritur rrezikun për ngrirje të indeve. Nervat periferikë pësojnë dëmtime, çka mund të sjellë mpirje të zgjatur, dhimbje kronike dhe humbje ndjeshmërie që nuk rikthehet lehtë. Lëkura, e ekspozuar për orë të tëra në ujë të ftohtë, çahet, humb barrierën mbrojtëse dhe bëhet terren për infeksione serioze. Trupi humb nxehtësi në mënyrë të vazhdueshme, duke rritur rrezikun për hipotermi edhe kur pjesa tjetër e trupit është jashtë ujit. Në raste ekstreme, pasojat nuk janë vetëm afatshkurtra, por mund të lënë dëmtime të përhershme.

Nuk është më lojë dhe as show, në momentin kur shëndeti i njerëzve vihet realisht në rrezik. Argëtimi nuk justifikon dhimbjen, gjakderdhjen apo fshehjen e incidenteve që ndodhin para syve të publikut. Një format televiziv që merr përsipër të testojë kufijtë e banorëve ka detyrimin minimal të vendosë kufij të qartë, përpara se sfida të kthehet në një situatë që askush nuk duhet ta normalizojë.

Previous ArticleBesi i bën një tjetër dedikim të dashurës së re: Më ke kthyer vajtimin në valle
Next Article “Kush ta ka bërë jetën traumë, mami apo babi”, moment shokues në “BBV5”

Related Posts

“Kush ta ka bërë jetën traumë, mami apo babi”, moment shokues në “BBV5”

January 26, 2026

Besi i bën një tjetër dedikim të dashurës së re: Më ke kthyer vajtimin në valle

January 26, 2026

Këto janë 5 këpucët e ulëta në trend të pranverës 2026

January 25, 2026

“Nuk fal me naivitet dhe as sepse dua të gënjehem”/ Bora Zemani flet hapur për Donaldin dhe Beatrixën

January 25, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Fustani i hollë i viteve ’90 është trendi i pranverës 2026 që konfirmon freskinë e përjetshme të minimalizmit
  • “Kush ta ka bërë jetën traumë, mami apo babi”, moment shokues në “BBV5”
  • “Kujdes mikrofonin”/ Sfida e rrezikshme e “BBV”, 7 orë me këmbët në ujë me akull dhe gjakderdhja që u fsheh nga kamerat
  • Besi i bën një tjetër dedikim të dashurës së re: Më ke kthyer vajtimin në valle
  • Kjo është e vetmja gjë që pothuajse çdo burrë që tradhton ka të përbashkët
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
FASHION

Fustani i hollë i viteve ’90 është trendi i pranverës 2026 që konfirmon freskinë e përjetshme të minimalizmit

Vitet ’90, sigurisht. Pavarësisht se sa kohë na ndan nga ajo dekadë, hynë në skenë fustanet…

“Kush ta ka bërë jetën traumë, mami apo babi”, moment shokues në “BBV5”

January 26, 2026

“Kujdes mikrofonin”/ Sfida e rrezikshme e “BBV”, 7 orë me këmbët në ujë me akull dhe gjakderdhja që u fsheh nga kamerat

January 26, 2026

Besi i bën një tjetër dedikim të dashurës së re: Më ke kthyer vajtimin në valle

January 26, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?