Aktorja Rudina Dembacaj dhe biznesmeni Mark Frroku janë një prej çiftit më të komentuar të showbiz-it shqiptar. Ata kanë qenë së bashku prej disa vitesh dhe për publikun dukeshin një familje e lumtur, ku fëmijët e të dyve përfshihen në mënyrë të ngrohtë në jetën e çiftit.
Të dy kanë fëmijë nga marrëdhënie të mëparshme: Rudina ka një vajzë, ndërsa Mark Frroku tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Gjatë viteve, aktorja ka folur shpesh për marrëdhënien e saj të ngushtë me fëmijët e partnerit, duke i quajtur “fëmijët e saj” dhe duke krijuar një imazh të një familjeje të lidhur dhe të lumtur.
Megjithatë, së fundmi, vajza më e madhe e biznesmenit, Mara Frroku, ka thyer këtë imazh publik. Në një deklaratë të hapur, ajo ka shprehur zhgënjimin e saj dhe ka hedhur poshtë gjithë “fasadën” siç e quan ajo që ka krijuar njerka e saj mbi marrëdhënien mes tyre, duke shpërthyer në kritika të ashpra se aktorja i ka ndarë nga babai i saj.
Deklarata e plotë e Mara Frrokut:
Këtë deklaratë e shkruajmë me dhimbje, jo me inat, pas disa deklaratave publike Rudina Dembacaj thote se “fëmijët e burrit janë fëmijët e mi”. Fjalët dhe fasadat mund të duken bukur për miqtë, por familjarët e dinë të vërtetën.
Prindëria nuk provohet me deklarata, por me sjellje. Nuk është humane të thuash “janë të mitë” dhe njëkohësisht të ndash fëmijët nga i vetmi prind qe kane apo nga shtëpia e tyre. Familja mbahet me prani dhe përfshirje, jo me kontroll. Sot mjafton të veshësh petkun e familjes për kamera dhe të quhesh i madh; roje porte në shtëpi, protagonist në media.
Por fasadat janë klishe, dhe veprimet jo humane nuk duhen duartrokitur duhen mbajtur përgjegjësi.
