• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Libri i ri zbulon krizën e fshehtë të William dhe Kate, lidhja që ishte pranë ndarjes
SHOW BIZ

Libri i ri zbulon krizën e fshehtë të William dhe Kate, lidhja që ishte pranë ndarjes

February 18, 2026No Comments3 Mins Read

Historia e dashurisë mes Kate Middleton dhe Princit William është parë për vite si simbol i një monarkie moderne dhe të qëndrueshme. Megjithatë, një libër i ri zbulon se marrëdhënia e tyre ka kaluar një krizë serioze dhe ishte shumë pranë fundit, më afër sesa publiku ka ditur ndonjëherë.

Sipas revistës People, libri “William and Catherine: The Monarchy’s New Era: The Inside Story” i autorit Russell Myers, që pritet të publikohet më 10 mars, bazohet në rreth 100 intervista dhe sjell detaje të panjohura nga prapaskenat e lidhjes së çiftit mbretëror.

Pas disa vitesh lidhjeje, që nisi në Universitetin St. Andrews, presioni i të qenit partnerja e trashëgimtarit të fronit britanik filloi të rëndonte mbi Kate-n. Më 9 janar 2007, në ditëlindjen e saj të 25-të, ajo u përball me dhjetëra fotografë dhe ekipe televizive jashtë apartamentit të saj në Londër. Nën blicet e pandërprera dhe ndjekjen agresive të paparacëve, ajo mezi arriti të hipte në makinë.

E tronditur, Kate telefonoi William-in në lot, duke i thënë se nuk mund ta përballonte më situatën. Presioni mediatik ishte bërë i padurueshëm, ndërsa William ndihej i pafuqishëm për ta mbrojtur. Në mars të vitit 2007, gjatë festivalit të garave me kuaj në Cheltenham, marrëdhënia e tyre dukej e ftohtë dhe e tensionuar. Sipas autorit, Kate kërkoi një angazhim të qartë për të ardhmen – jo domosdoshmërisht fejesë të menjëhershme, por siguri dhe seriozitet. Në një bisedë telefonike rreth 30-minutëshe, William pranoi se nuk mund të garantonte martesë. Kjo e lëndoi thellë Kate-n dhe çifti vendosi të ndahej përkohësisht.

Në këtë moment delikat ndërhyri Mbretëresha Elizabeth II. E shqetësuar për nipin e saj, ajo e ftoi në një drekë private dhe e këshilloi të besonte tek ndjenjat e tij. Sipas një burimi, ajo i tha se rruga më e sigurt është ajo që mbështetet tek besimi dhe dashuria. Kjo bisedë u bë pika e kthesës për William-in, i cili filloi të kuptonte se mund të humbiste personin më të rëndësishëm në jetën e tij.

Pas disa muajsh distance, William hodhi hapin e parë drejt ribashkimit. Fillimisht përmes mesazheve dhe më pas në një takim ku, sipas dëshmitarëve, u kuptua menjëherë se ndjenjat mes tyre nuk ishin shuar.Ata kaluan orë të tëra duke folur hapur për frikërat dhe pasiguritë e tyre. Kate ishte e gatshme të ndërtonte një të ardhme me të, por vetëm nëse ai nuk do të lejonte që presionet e jashtme të ndikonin në vendimet e tij.Ribashkimi i tyre çoi në martesën madhështore të vitit 2011 dhe në krijimin e familjes me tre fëmijë: Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis. Libri thekson se sfidat nuk përfunduan me martesën. Çifti u përball me ndryshime të mëdha pas vdekjes së Mbretëreshës në vitin 2022, tensione brenda familjes mbretërore dhe, së fundmi, me diagnozën e kancerit të Kate-s në vitin 2024.

Sipas autorit, ajo që i ka mbajtur të bashkuar ka qenë komunikimi i hapur dhe mbështetja reciproke. Historia e tyre, që sot duket si një rrugëtim i sigurt drejt fronit, në të vërtetë ka kaluar një krizë që mund ta kishte ndryshuar përgjithmonë fatin e monarkisë britanike.

Previous ArticleTurqia ofron 100,000 dollarë për episod për serialet që promovojnë turizmin dhe kulturën e vendit
Next Article Xhensila tashmë e shkuar, Bes Kallaku publikon foton romantike me partneren e re

Related Posts

“Më la për një tjetër…”/Blogerja e njohur italiane Chiara Ferragni rrëfen tradhtinë e Fedez!

November 25, 2026

Lajm i bukur nga familja Ejlli, Kiara dhe Luizi në pritje të fëmijës së dytë

November 25, 2026

Operacion i gjerë antidrogë/ Tronditet showbiz-i turk, Ozcan Deniz dhe aktore të njohura përfundojnë në pranga

November 25, 2026

Klodi dhe Franceska bashkë në stadium, po lind një romancë e re në showbiz-in shqiptar?

November 25, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Të ngrohta, elegante dhe praktike, pantallonat që nuk duhet të mungojnë në garderobën dimërore
  • “Më la për një tjetër…”/Blogerja e njohur italiane Chiara Ferragni rrëfen tradhtinë e Fedez!
  • Lajm i bukur nga familja Ejlli, Kiara dhe Luizi në pritje të fëmijës së dytë
  • Operacion i gjerë antidrogë/ Tronditet showbiz-i turk, Ozcan Deniz dhe aktore të njohura përfundojnë në pranga
  • Klodi dhe Franceska bashkë në stadium, po lind një romancë e re në showbiz-in shqiptar?
Don't Miss
FASHION

Të ngrohta, elegante dhe praktike, pantallonat që nuk duhet të mungojnë në garderobën dimërore

Një model që ndërthur rehatinë me elegancën dhe ofron mundësi të shumta kombinimi, nga veshjet…

“Më la për një tjetër…”/Blogerja e njohur italiane Chiara Ferragni rrëfen tradhtinë e Fedez!

November 25, 2026

Lajm i bukur nga familja Ejlli, Kiara dhe Luizi në pritje të fëmijës së dytë

November 25, 2026

Operacion i gjerë antidrogë/ Tronditet showbiz-i turk, Ozcan Deniz dhe aktore të njohura përfundojnë në pranga

November 25, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?