• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»Uncategorized»Humbi vëllanë pak kohë më parë, flet Ema Andrea: Kam humbur gjysmën time
Uncategorized

Humbi vëllanë pak kohë më parë, flet Ema Andrea: Kam humbur gjysmën time

February 22, 2026No Comments2 Mins Read

Në ditët e fundit të vitit 2025, aktorja Ema Andrea, humbi pas një arresti kardiak vëllanë e saj binjak, ish-basketbollistin Enea Andrea.
Në daljen e saj publike pas kësaj ngjarje të trishtë, aktorja e njohur nuk i mbajti dot lotët në studion e “Goca & Gra”, ndërkohë që tregonte për momentin e vështirë që kaloi këtë periudhë.

“Mua nuk më është mbyllur mirë 2025. Normal që nuk është e mirë as 2026. Kam humbur gjysmën time. Janë ato dhurata e hidhura që bën Zoti. Për momentin jetoj në dy dimensione, uroj që kjo mos të ndikojë në punë. Është dita e parë e punës, dalja ime e parë mediatike dhe s’mund të ishte në një vend tjetër veç se këtu. Edhe pse e kam thënë me dy mendje “Po”, kur erdha dhe u takuam, u dakordësova me veten që të jem këtu dhe vetëm këtu mund ta filloja.

Nuk është mirë të flasim për gjëra të tilla, sepse janë delikate, por edhe për elefantin në dhomë, nuk mund të rrimë pa folur. Edhe pse kjo humbje e gjysmës time më të mirë, mua më ka sjellë shumë bekime, kam parë shumë dashuri nga njerëz që nuk i njoh, nga njerëz që i njoh.

Vëllai im është përcjellë si mbret. Dhe i them faleminderit të gjithë atyre që na kanë shkruar, janë munduar të na mbështesin në të gjitha format, edhe në rrugë. Sytë e atyre njerëzve që kanë pasur ndroje të na thonin dhe për hir të tyre dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për të thënë faleminderit. Edhe pse e di që aty ka shumë njerëz të tjerë që kalojnë situata të rënda.

Nga një forcë madhore që ne e dimë që ekziston, e dimë që është një fund, por s’jemi asnjëherë gati dhe përjetojmë dhimbje dhe mesa duket kuptimi i vetëm i dhimbjes është në të tilla momente. Të tjerat janë kalimtare. Ky është një moment që ke një ndjesi që është ekstremi i asaj tjetrës. Dhimbja s’ka as etikë, as moral, as fjalor. Kam zbuluar që as fjalët s’janë të duhurat”, tha Ema Andrea.

Previous ArticleBanorët zbulojnë mesazhin e babait të Seline për Mirin, banorja: Jam e shokuar
Next Article U përjashtua nga Big Brother Vip 5 pas daljes nga muri, Kristi flet për herë të parë: Këtë herë zgjodha veten time

Related Posts

Fation Kuqari nuk fshihet më, publikon fotot romantike me partneren e re

November 10, 2026

EGC INVESTMENT –

November 7, 2026

“13 kilogramë më pak në vetëm 8 ditë”, Xhuli tregon ndryshimet në trup pas lindjes së binjakëve

October 9, 2026

Parashqevi Simaku feston sot 60 vjetorin, mesazhi prekës: Dua të kthehem edhe një herë në Kavajën time

September 1, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Leonora Rexha Consulting Group – Nga konsulenca te investimet ndërkombëtare
  • Hani i Çepit – Larg zhurmës, pranë natyrës
  • VVSH Construction- Aty ku projektet marrin jetë
  • 148 dollarë për disa kapëse flokësh? Kalendari i Kim Kardashian shkakton zemërim
  • Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z
Don't Miss
TREND BUSINESS

Leonora Rexha Consulting Group – Nga konsulenca te investimet ndërkombëtare

Leonora Rexha Consulting Group sjell nën një emër disa fusha të rëndësishme ekspertize, duke ofruar…

Hani i Çepit – Larg zhurmës, pranë natyrës

November 10, 2026

VVSH Construction- Aty ku projektet marrin jetë

November 10, 2026

148 dollarë për disa kapëse flokësh? Kalendari i Kim Kardashian shkakton zemërim

November 10, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?