Sipas raportimeve të fundit të publikuara nga The Sun, këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe aktori Callum Turner po përgatiten për martesën e tyre, e cila pritet të zhvillohet gjatë kësaj vere në një ceremoni shumë private dhe të mbajtur larg syrit të publikut.
Një burim pranë çiftit ka bërë të ditur se përgatitjet për dasmën janë tashmë në proces, por gjithçka po mbahet “shumë sekret”.
“Planet për dasmën e Dua-s dhe Callum-it janë në zhvillim e sipër, por gjithçka po mbahet e fshehtë,” është shprehur burimi.
Sipas të njëjtit burim, ceremonia pritet të zhvillohet jashtë vendit, me lokacione të mundshme në Itali ose në Mbretërinë e Bashkuar. Çifti thuhet se po synon një event të vogël, me vetëm familjarët dhe miqtë më të afërt të pranishëm.
“Dasma do të ndodhë këtë verë, Dua do që të jetë e martuar para se të mbushë 31 vjeç në gusht. Ata duan një ceremoni intime, jo një event të madh publik,” ka shtuar burimi.

Gjithashtu raportohet se lista e të ftuarve do të jetë shumë e kufizuar, aq sa disa persona të njohur që prisnin të ftoheshin mund të mbeten jashtë ceremonisë.
Dua Lipa dhe Callum Turner nisën lidhjen e tyre në janar të vitit 2024, ndërsa fejesa e tyre u konfirmua në qershor të vitit të kaluar.
