Vanesa Sono, këngëtarja dhe ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, ka ngjallur reagime në rrjet pas publikimit të një pjese të shkurtër nga projekti i saj më i ri muzikor.
Këngëtarja ndau në TikTok një fragment audioje, duke e shoqëruar vetëm me shënimin “Së shpejti”, pa dhënë detaje të tjera për këngën apo publikimin e saj.
Por janë vargjet e këngës ato që kanë ndezur diskutimet online. Ndjekësit kanë nisur menjëherë ta interpretojnë tekstin si një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj ish-partnerit të saj, Indri, duke e cilësuar si një “kunjë” të mundshme pas ndarjes së tyre.
Në fragment dëgjohen vargje që flasin për dyshime, zhgënjim dhe një marrëdhënie të trazuar emocionalisht, gjë që ka bërë që shumë fansa ta lidhin këngën me historinë e tyre pas daljes nga reality show.
Në pjesën e parë të audios së zbuluar, Vanesa këndon:
“Nuk dua ta besoj / Që ata kan pas të drejtë / Te ty të dyshojnë / Pa ndrojtje m’flake tej”
Vargjet e radhës flasin gjithashtu për një marrëdhënie të lëkundur dhe lojë me ndjenjat:
“Ti fyjem edhe pak / Ulëm edhe pak / Luj e luj me ndjenja / Thuje ça ki n’shpirt / Bërtiti ti pa frik / Dyshoj t’jenë të vërteta”.
Diskutimet janë shtuar edhe më shumë duke rikujtuar deklaratat e mëparshme të Indri, i cili pas përfundimit të programit kishte thënë se nuk kishte ndier mungesë për të dhe më pas i kishte dhënë fund lidhjes së tyre në mënyrë publike gjatë një “Prime”-i.
