Bashkëshortja e Kanye West, Bianca Censori, u sigurua që të tërhiqte vëmendjen teksa u shfaq sërish pa të brendshme dhe duke treguar të pasmet me një kostum transparent.
Për daljen e saj të fundit, 31-vjeçarja, e cila së fundmi u pa duke mjelë lopë me tanga, i la shumë pak vend imagjinatës me një veshje shumë të ngushtë. Veshja e ngjitur për trup i tregonte më së miri format. Bianca u fotografua së bashku me 49-vjeçarin, teksa po largoheshin nga një stadium në Georgia pasi ai performoi atje.
Por në vend që të gjithë sytë të ishin mbi reperin e famshëm, vëmendja e plotë ishte mbi gruan e tij seksi.


