• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Harry dhe Meghan bëjnë gati rikthimin në Britani, ja çfarë pritet të ndodhë me fëmijët

August 21, 2026

Vijon suksesin “New Religion”, Bebe Rexha në MTV Music Awards me dy nominime

August 21, 2026

Princi Harry, Elton John dhe Liz Hurley humbin betejën me Daily Mail, urdhërohen të paguajnë 9.54 milionë paund

August 21, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»“Më bëri më të guximshëm”/ Tom Holland dedikim plot dashuri për Zendayan: Ajo më frymëzon çdo ditë!
SHOW BIZ

“Më bëri më të guximshëm”/ Tom Holland dedikim plot dashuri për Zendayan: Ajo më frymëzon çdo ditë!

July 9, 2026No Comments2 Mins Read

Tom Holland dhe Zendaya vazhdojnë të dëshmojnë se janë një nga çiftet më të dashura të Hollywood-it. Gjatë premierës së filmit epik The Odyssey, aktori britanik emocionoi me fjalët për bashkëshorten e tij, duke pranuar se puna krah saj e ka bërë më të sigurt dhe më të guximshëm si aktor, ndërsa Zendaya e cilësoi përvojën e përbashkët në ekran si një ëndërr të realizuar.

Tom Holland nuk i kurseu fjalët e admirimit për Zendayan gjatë premierës botërore të The Odyssey, filmi i ri i Christopher Nolan, ku të dy ndajnë ekranin në role kyçe.

Aktori zbuloi se bashkëpunimi me bashkëshorten e tij ka ndikuar drejtpërdrejt në mënyrën se si ai i qaset aktrimit.

“Kam mësuar të jem më i sigurt në vete dhe më guximtar. Ajo bën zgjedhje të mëdha kur interpreton personazhe,” u shpreh Holland.

Sipas tij, Zendaya ka një aftësi të rrallë për t’i ndërtuar personazhet me autenticitet, duke mos pasur frikë të eksperimentojë dhe t’i japë secilit rol një identitet të veçantë.

Në një intervistë për Entertainment Tonight, ai shtoi se guximi artistik i Zendayas është një nga arsyet pse e admiron kaq shumë.

Nga ana tjetër, edhe Zendaya ndau emocionet e saj për projektin, duke kujtuar momentin kur Tom mori telefonatën që i konfirmonte rolin në filmin e Christopher Nolan.

“Isha jashtëzakonisht e lumtur, shumë e emocionuar dhe tepër krenare për të,” tha aktorja, duke shtuar se lajmi se edhe ajo do t’i bashkohej kastit e bëri eksperiencën edhe më të veçantë.

“Ishte një ëndërr të punoja me të në këtë projekt. Të ndaja një përvojë të tillë me Tomin ishte diçka shumë e veçantë,” u shpreh Zendaya.

Deklaratat e tyre kanë prekur fansat në mbarë botën, të cilët i kanë cilësuar si një tjetër dëshmi të dashurisë, mbështetjes dhe respektit që çifti ndan si në jetën personale, ashtu edhe në karrierën artistike.

Previous ArticleSara Hoxha rikthehet pas 6 vitesh në vendin ku zbuloi gjininë e Poit: Falënderoj Zotin që më doli gocë
Next Article Spektakël historik në finalen e Botërorit/ Justin Bieber, Madonna dhe Shakira do të ndezin skenën e New Jersey-t

Related Posts

Harry dhe Meghan bëjnë gati rikthimin në Britani, ja çfarë pritet të ndodhë me fëmijët

August 21, 2026

Vijon suksesin “New Religion”, Bebe Rexha në MTV Music Awards me dy nominime

August 21, 2026

Princi Harry, Elton John dhe Liz Hurley humbin betejën me Daily Mail, urdhërohen të paguajnë 9.54 milionë paund

August 21, 2026

“Unë nuk e lë burrin për një të martuar!”/ Gazetari nxjerr mesazhet mes ndjekëses dhe Françeska Muratit: Imagjino sa e shëmtuar je

August 21, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Harry dhe Meghan bëjnë gati rikthimin në Britani, ja çfarë pritet të ndodhë me fëmijët
  • Vijon suksesin “New Religion”, Bebe Rexha në MTV Music Awards me dy nominime
  • Princi Harry, Elton John dhe Liz Hurley humbin betejën me Daily Mail, urdhërohen të paguajnë 9.54 milionë paund
  • “Unë nuk e lë burrin për një të martuar!”/ Gazetari nxjerr mesazhet mes ndjekëses dhe Françeska Muratit: Imagjino sa e shëmtuar je
  • Pas largimit nga Vizion Plus, Syrjan Rahova drejt Big Brother VIP 6?
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

Harry dhe Meghan bëjnë gati rikthimin në Britani, ja çfarë pritet të ndodhë me fëmijët

Pas disa vitesh larg Mbretërisë së Bashkuar, Princi Harry dhe Meghan Markle raportohet se po…

Vijon suksesin “New Religion”, Bebe Rexha në MTV Music Awards me dy nominime

August 21, 2026

Princi Harry, Elton John dhe Liz Hurley humbin betejën me Daily Mail, urdhërohen të paguajnë 9.54 milionë paund

August 21, 2026

“Unë nuk e lë burrin për një të martuar!”/ Gazetari nxjerr mesazhet mes ndjekëses dhe Françeska Muratit: Imagjino sa e shëmtuar je

August 21, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?