Gazetari i njohur, Drini Zeqo, ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ku ka folur për aventurën e tij të re si opinionist në programin e dashurisë, “Për’puthen”.
“Jam shumë i lumtur dhe shumë falënderues për këtë hapësirë që m’u dha, për këtë mundësi që m’u dha. Realisht rikthimi zyrtar si pjesë e Top Medias është një kënaqësi shumë e madhe për mua. Është një plotësim i një dëshire që më mungonte prej kohësh dhe tashmë është i plotësuar. Siç tha edhe prezantuesja shumë e dashur e programit, Heidi, që jam shumë i lumtur që do të jem me të ‘do të martojmë njerëz’”, tha Zeqo.
Pjesë nga intervista:
Stenaldo: Që ti je romantik e besoj pa të pyetur, po tradhtia do të ishte një gjë që do t’a falje në jetën tënde?
Drini: Ua ça ishte kjo pyetje
Stenaldo: Më vjen keq por je futur në këto ujëra tani, të lutem.
Drini: Nuk kam një përgjigje.
Stenaldo: Do të thotë kjo që varet nga rrethanat apo personi?
Drini: Nuk kam përgjigje sepse është si puna e asaj çështjes së gjykimit, kur nuk e ke ndjerë si ndjesi, si emocion, si një ngjarje që ndodh në jetën tënde, ti nuk mund ta dish. Në tradhti, nuk është vetëm tradhtia emocionale apo tradhtia fizike. Tradhtia është një ndjesi që të shoqëron edhe në forma të tjera.
Tradhti shoqërore, tradhti profesionale apo biznesi. Nuk e dimë asnjëherë.
Unë jam njeri që mendoj se të dhënit një përgjigje fikse për gjëra kaq të pa paracaktuara si kjo do të ishte e pamundur që të qaseshe.
Në parim, do thosha që nuk jam njeri që e fal lehtë tradhtinë por nuk e shmang hapësirën për t’a falur dikë. Falja është shumë e bukur. Edhe unë do të doja të më falnin, ashtu siç dikush tjetër do donte që t’a fali. Kështu që le t’a lëmë pak të hapur.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
