Moderatori Bledi Strakosha ka ndarë me ndjekësit e tij një nga periudhat më të vështira të jetës, ai ka kaluar një ndërhyrje kirurgjikale deklikate në një spital privat në Tiranë.
Pasi ka kaluar fazën më të vështirë dhe ka lënë spitalin, Bledi ka zgjedhur të ndajë një mesazh falënderimi për të gjithë ata që i qëndruan pranë: “Ka periudha në jetë që të bëjnë të ndalosh, të reflektosh dhe të kuptosh edhe më shumë se sa e çmuar është jeta dhe njerëzit që ke pranë. Sot, me shumë mirënjohje, dua t’ju falënderoj të gjithëve për çdo mesazh, telefonatë, fjalë të mirë, lutje dhe mendim pozitiv që më keni dhuruar gjatë kësaj periudhe jo të lehtë shëndetësore për shkak të një ndërhyrjeje delikate dhe të vështirë.”
Moderatori më tej nuk është kursyer as me falenderimet karshi stafit mjekësor të spitalit privat.
“Fatmirësisht, gjithçka shkoi shumë mirë falë ekipit të Spitalit Amerikan 3 të drejtuar nga Profesor Eugen Enesi. Faleminderit edhe doktoreshë Vojsava Leka dhe Stela Dodaj që më ndoqën për 12 ditë me një përskushtim të rrallë.
Faleminderit që ishit pranë meje, veçanërisht familjes sime. Mirënjohje nga zemra!”, ka shkruar ai.
Vetë Bledi nuk e ka shprehur se cili ka qenë shqetësimi i tij shëndetësor, por sipas raportimeve në media dyhohet se bëhet fjalë për një goditje në tru, gjë që ka bërë të nevojshme ndërhyrjen e menjëhershme të mjekëve. Ai ka qëndruar i shtruar në spital për 12 ditë nën kujdesin e mjekëve.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
