• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

“Më vinte të vrisja veten nga dhimbja”, Bledi Strakosha rrëfen betejën me hemorragjinë cerebrale

September 15, 2026

Dhimbje e madhe për Genta Ismajlin, këngëtarja humb babain: Një pjesë e shpirtit më iku me ty

September 15, 2026

Në 29-vjetorin e lindjes, Egli Tako poston foton e veçantë: Sot janë të 20-tat e fundit, të falenderoj që nuk u dorëzove vetja ime

September 15, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»“Më vinte të vrisja veten nga dhimbja”, Bledi Strakosha rrëfen betejën me hemorragjinë cerebrale
SHOW BIZ

“Më vinte të vrisja veten nga dhimbja”, Bledi Strakosha rrëfen betejën me hemorragjinë cerebrale

September 15, 2026No Comments4 Mins Read

Një dhimbje koke e fortë, një moment i papritur dhe një situatë që mund t’i ndryshonte gjithçka. Kështu nisi një nga sfidat më të vështira shëndetësore për moderatorin e njohur Bledi Strakosha, i cili pak ditë më parë u përball me një hemorragji cerebrale dhe qëndroi për 12 ditë i shtruar në spital.

Sipas moderatorit, gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe ishte një përvojë tronditëse. Megjithatë, sot ai e konsideron veten me fat dhe e sheh këtë ngjarje si një mundësi për ta parë jetën ndryshe.

“Tani e konsideroj një jetë të dytë.”

Strakosha tregoi se një dhimbje e pazakontë koke e alarmoi pak para mesnatës kur ndodhej i vetëm në shtëpi.

“Ishte një moment shumë ters sepse ishte 29 gusht, pra fundi i gushtit dhe fundjavë, ku të gjithë kishin rendur për të bërë ato pushimet e fundit. Unë ndërkohë atë fundjavë nuk e di pse e ndjeva se duhej të qëndroja në shtëpi dhe të qetësohesha.

Rreth orës 11 e gjysmë të natës bëj një ngritje nga divani për të shkuar në kuzhinë për të gatuar diçka, por duke qenë se jam pak impulsiv si natyrë dhe, më thënë të drejtën, lëvizjet i kam më të shpejta seç duhet dhe, sa ngrihem nga divani, më fillon një dhimbje koke si therje, fillimisht në ballë, pastaj vazhdoi në të gjithë kokën deri në fund të qafës.”

Dhe se kisha provuar ndonjëherë atë lloj dhimbje ishte aq e fortë sa më vonë, kur ia përshkrova sime motre, i thashë: më vinte të vrisja veten vetëm që të shpëtoja nga ajo dhimbje koke, aq e tmerrshme ishte.”

Pas telefonatës me urgjencën, Strakosha tregon se mjekët mbërritën në shtëpi dhe i kryen disa matje, por në atë moment situata nuk u vlerësua si një rast që kërkonte shërbim spitalor. Të nesërmen, megjithatë, ai vendosi të shkonte në urgjencë dhe nga ekzaminimet u zbulua se bëhej fjalë për një hemorragji cerebrale.

“Në fillim nuk iu vu një emër. Në telefon nga urgjenca më thanë se kishte rënë dhe një virozë që jepte dhimbje koke shumë të fortë, por unë ndihesha shumë okej dhe tensionin nuk e kisha dhe aq të lartë, 15 me 10. Shkova në urgjencë dhe më bënë analizën e gjakut fillimisht dhe më pas kemi bërë skaner me kontrast që ishte i domosdoshëm për këtë diagnostikim. Pasi më bëjnë skanerin, shoh portretet e tre djemve të rinj që ishin vrenjtur dhe, pasi më thanë ‘mos lëviz fare’, erdhën, më morën me karrige. Ishte një venë e fryrë që dhe mbase kishte shpërthyer, nuk mi dhanë këto informacione.”

Pas operacionit të kushtueshëm që u krye në kokë, Strakosha shprehet mirënjohës ndaj mjekëve që arritën t’i shpëtonin jetën. Për të, kjo përvojë ka sjellë edhe një reflektim të fortë mbi jetën dhe fatin e atyre që përballen me të njëjtën situatë.

“Ndihem me shumë fat dhe më vjen shumë keq për ata që nuk ia dalin dot sepse përqindja e personave që nuk ia dalin, sepse përqindja është shumë e vogël e atyre që ia dalin, por edhe personat që ia dalin kanë pasoja të mëvonshme dhe kjo është një fatkeqësi edhe më e madhe. Brenda ditës të ndryshon jeta plotësisht.”

Pikërisht për këtë arsye, moderatori ka zgjedhur ta ndajë publikisht historinë e tij. Ai thotë se dëshiron që përvoja personale të shërbejë si një mesazh ndërgjegjësues për të gjithë ata që kanë tendencën të neglizhojnë shenjat e pazakonta që shfaq organizmi.

“Është gjithmonë ideja se do të të kalojë duke pirë një paracetamol, por asnjëherë nuk i marrim seriozisht disa simptoma që na shfaqen, që janë të pazakonta. I neglizhojmë, pasi kemi dhe frikë ndonjëherë dhe kjo mund të na çojë drejt humbjes së jetës. Edhe unë kam shkuar i nxitur prej sime motre.”

Ai pohoi se tashmë do të fillojë të ketë një jetë më të shëndetshme duke shmangur edhe konsumimin e duhanit, për të cilin tha se do e ketë shumë të vështirë pasi është duhanpirës që prej moshës 18 vjeçare.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Previous ArticleDhimbje e madhe për Genta Ismajlin, këngëtarja humb babain: Një pjesë e shpirtit më iku me ty

Related Posts

Dhimbje e madhe për Genta Ismajlin, këngëtarja humb babain: Një pjesë e shpirtit më iku me ty

September 15, 2026

Në 29-vjetorin e lindjes, Egli Tako poston foton e veçantë: Sot janë të 20-tat e fundit, të falenderoj që nuk u dorëzove vetja ime

September 15, 2026

Të katër në të njëjtën tribunë! Brad Pitt me Ines de Ramon, përballë ish-bashkëshorti i saj me gruan e re

September 15, 2026

Meghan Markle ekspozon pa dashje vendndodhjen? Videoja që ngre pikëpyetje për sigurinë e familjes

September 15, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • “Më vinte të vrisja veten nga dhimbja”, Bledi Strakosha rrëfen betejën me hemorragjinë cerebrale
  • Dhimbje e madhe për Genta Ismajlin, këngëtarja humb babain: Një pjesë e shpirtit më iku me ty
  • Në 29-vjetorin e lindjes, Egli Tako poston foton e veçantë: Sot janë të 20-tat e fundit, të falenderoj që nuk u dorëzove vetja ime
  • Të katër në të njëjtën tribunë! Brad Pitt me Ines de Ramon, përballë ish-bashkëshorti i saj me gruan e re
  • Meghan Markle ekspozon pa dashje vendndodhjen? Videoja që ngre pikëpyetje për sigurinë e familjes
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

“Më vinte të vrisja veten nga dhimbja”, Bledi Strakosha rrëfen betejën me hemorragjinë cerebrale

Një dhimbje koke e fortë, një moment i papritur dhe një situatë që mund t’i…

Dhimbje e madhe për Genta Ismajlin, këngëtarja humb babain: Një pjesë e shpirtit më iku me ty

September 15, 2026

Në 29-vjetorin e lindjes, Egli Tako poston foton e veçantë: Sot janë të 20-tat e fundit, të falenderoj që nuk u dorëzove vetja ime

September 15, 2026

Të katër në të njëjtën tribunë! Brad Pitt me Ines de Ramon, përballë ish-bashkëshorti i saj me gruan e re

September 15, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?