“Meritoje më shumë kohë. Meritoje më shumë jetë. Jam shumë e zemëruar për këtë”. Janë këto fjalët e Charlotte D’Alessio që kanë prekur fansat pas vdekjes së papritur të Presley Gerber, djalit të Cindy Crawford, në moshën vetëm 27-vjeçare.
Modelja, e cila ishte në një lidhje me Presley-n për rreth tre vite, ka zgjedhur të kujtojë ish-partnerin përmes disa prej momenteve më intime dhe të bukura që kanë ndarë së bashku. Përmes fotografive të tyre, Charlotte ka rikthyer në jetë një histori dashurie që nisi në fund të vitit 2017 dhe përfundoi në vitin 2020.
“Kam ndarë një dashuri të pastër me ty dhe për këtë të falënderoj dhe nderoj jetën tënde”, ka shkruar ajo, përpara se mesazhi të merrte një kthesë edhe më emocionale.

Në fund, Charlotte i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë Presley-t, duke treguar se dashuria dhe kujtimet për të nuk janë zhdukur me kalimin e viteve.
“Të duam, Pres. Gjithmonë. Atje lart, këtu poshtë. Mos e dysho kurrë. Të gjithë të duam shumë. Shpresoj ta ndjesh.”

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
